Sport
Xherdan Shaqiri ndërton shtëpi në Angli
Përkundër spekulimeve për një transferim diku tjetër, duket se 27-vjeçari nuk synon të largohet nga atje, pasi që një orë larg me veturë nga Liverpooli, Xherdan Shaqiri është duke e ndërtuar një shtëpi të re të madhe.
Ai është duke ndërtuar shtëpi në Alderley Edge, ku kanë jetuar edhe Cristiano Ronaldo, David Beckham, Mario Balotelli, Rio Ferdinand dhe shumë yje të tjerë të futbollit.
Për t’i mbikëqyrur punimet në shtëpinë e tij të re, Shaqiri e ka marrë me qira një shtëpi afër për një vit, përcjell albinfo.ch.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Shaqiri në një intervistë të dhënë për “Schweizer Illustrierte”.
“Unë jam i interesuar në prona të patundshme, i kam disa edhe në Zivcër. Unë mund ta imagjinoj veten duke punuar në këtë drejtim pas karrierës sime”.
Edhe pse ai ka luajtur vetëm 11 minuta në këtë sezon, ai ndihet në këtë skuadër.
“Përveç faktit që do të më pëlqente të luaja më shumë, jam i lumtur në Liverpool. E kam një status të caktuar në këtë shtëpi, sepse jam njëri ndër lojtarët me më së shumti përvojë. Mendoj se u përkas liderëve”.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












