E-Diaspora
Xherdan Shaqiri lojtari më i mirë i diasporës, Dardania e Bazelit ekipi më i organizuar
Federata e Futbollit të Kosovës vlerësoi Zvicrën si çerdhe e talentëve shqiptarë të futbollit dhe për t’u afirmuar ata kanë ndikuar edhe klubet shqiptare, të cilat veprojnë për më shumë se dy dekada
Federata e Futbollit të Kosovës në manifestimin e sivjetmë të shpalljes së më të mirëve, zgjodhi laureatët e vitit 2013 në një organizim të zhvilluar sot në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Kryetrajnerët e Superligës kanë votuar për herë të katërt mesfushorin e Hysit, Mentor Zhdrellën, si futbollistin më të mirë të Kosovës edhe për vitin 2013.
Pozita e dytë e lojtarit më të mirë i takoi sulmuesit, Semir Zejneli, i Llamkos Kosova. Dhe i treti u shpall, Qëndrim Dautaj i ekipit të Ferizajt. Kurse Milot Rashica u shpall futbollisti më me përspektivë i vitit.
Federata e Futbollit Kosovar nderoi po ashtu edhe golashënuesin më të mirë të vitit 2013 Astrit Fazliun e ekipit të Ferizajt me 13 gola të shënuar. Dhe nëse dikush ua pret rrugëven këtyre futbollistëve për të shënuar, atëherë janë portierët. E më i dalluari për 2013 u shpall, Kushtrim Mushica, i ekipit të Prishtinës.
Në prani të ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri dhe mysafirit nga Shqipëria, presidentit të Federatës së Futbollit Shqiptar, Armando Duka, Federata e Futbollit të Kosovës shpalli po ashtu Xherdan Shaqirin lojtarin më të mirë të diasporës.
Me këtë rast u tha se pa marrë parasysh se ku e më kë luajnë, mërgimtarët tanë gjithmonë kanë vazhduar e vazhdojnë të thonë se Kosova është dashuria, zemra dhe atdheut i tyre.
Mungesën e Xherdanit e zëvendësoi vëllai i tij, i cili si shenjë falënderimi për këtë mirënjohje që i jepej Shaqirit, i dhuroi presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit një fanelë të klubit FC Bayern me emrin dhe numrin 11 të Shaqirit.
Federata e Futbollit të Kosovës vlerësoi Zvicrën si çerdhe e talentëve shqiptarë të futbollit. Ndërsa për t’u afirmuar ata, kanë ndikuar edhe klubet shqiptare, të cilat veprojnë këtu për më shumë se dy dekada. Njëri ndër klubet e suksesshme u vlerësua Dardania e Bazelit. Kryetari i saj Hivzi Badallaj u nderua me mirënjohje për vitin 2013. Kurse po nga i njejti klub me mirënjohje u nderua edhe Nehat Sabedini. Për të u tha se njihet si njëri ndër suportuesit më të mëdhenj të këtij klubi shqiptar që ka shikues dhe mbështetës të shumtë në Bazel.
Përderisa ekipi më i mirë dhe më i organizuar i diasporës për vitin 2013 u shpall FC Dardania e Bazelit në Zvicër me trajner Enver Hajdarin.
Albinfo.ch mori z. Hajdari përmes telefonit për të mësuar më tepër rreth organizimit të klubit. Fillimisht ai tha se ndjehet i lumtur për këtë mirënjohje që na e jep Kosova. Duke potencuar se në vazhdën e stërvitjeve dimërore, FC Dardania do të qëndrojë në Kosovë në fund të muajit shkurt për një javë parapërgatitje për sezonin pranveror.
Në Kosovë, tha ai, ne do të zhvillojmë dhe dy lojëra miqësore, të parën kundër Prishtinës më 1 mars dhe më pas kundër Dritës në Gjilan.
Bekim Dalipi
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën











