Lajme
Xhandarmëria serbe heq lapidarin e UÇPMB-së
Jonuz Musliu thotë për “albinfo.ch” se takimi i paraparë mes liderëve shqiptarë sot do të mbahet po në ora 11.00
Aksioni në Preshevë është marrë sot rreth orës 6:35 minuta, ndërsa kanë marrë pjesë më shumë se 200 pjesëtarë të xhandarmërisë. Kryeministri Daçiq këtë aksion e quan sukses
Disa qindra forca të xhandarmërisë serbe, nën udhëheqjen e komandantit të kësaj njësie, Lubisha Dikoviq, e kanë hequr të dielën në orët e mëngjesit, lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së nga oborri i komunës së Preshevës. Aksioni, sipas Qeverisë së Serbisë, ka përfunduar pa ndonjë rezistencë nga qytetarët.
Sipas burimeve të “albinfo.ch” nga Presheva, qyteti por edhe fshatrat shqiptare të brezit kufitar janë të mbushura me forca të xhandarmërisë, ndërsa pikat kufitare që kontrollohen nga policia serbe
ose multietnike, janë trefishuar.
Aksioni i xhandarmërisë në Preshevë është marrë rreth orës 6:35 minuta, ndërsa sipas portalit rajonal “titulli” kanë marrë pjesë mbi 200 pjesëtarë të xhandarmërisë, nën udhëheqjen e komandanti Dikoviq, si dhe nën mbështetjen e Sllagjan Vellinoviq, kryeshef i policisë në Vranjë si dhe Avdi Bajrami shef i stacionit policor në Preshevë.
Njëherë lokacionin afër komunës, por edhe rrugën e Gjilanit e kishin bllokuar xhandarmëria, ndërsa më vonë e kishin sjellë edhe ekskavatorin, i cili me një litar e kishin hequr, pa e dëmtuar,
lapidarin me emrat e 28 dëshmorëve të UÇPMB-së.
Lapidari, siç raportojnë mediat nga Presheva, është vendosur në një kamion pa targa dhe është dërguar në drejtim të panjohur. Ndërsa të vetmit qytetarë që e kanë parë, kanë qenë disa banorë të shtëpive për rreth.
Ndryshe, liderët politikë të tri komunave shqiptare të Serbisë Jugore, kanë caktuar një takim për sot në ora 11, gjoja për të marrë vendim për zhvendosjen e lapidarit. Por, xhandarmëria serbe duket se ishte më e shpejt, duke e heqë lapidarin të paktën pesë orë para takimit të tyre.
Ish-udhëheqësi politik i UÇPMB-së i angazhuar tashmë në politikë, Jonuz Musliu tha për “albinfo.ch”, se takimi do të mbahet sot po në ora 11, për të marrë vendim rreth hapave të mëtutjeshëm pas heqjes së përmendores.
Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë edhe takimi i kryeministrit të Serbisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. Ai tha se pas kalimit të afateve ligjore, me urdhër të Ministrisë së
Drejtësisë, pjesëtarët e xhandarmërisë kanë hequr “përmendoren jo legale” në Preshevë.
“Serbia tregoi durim, mirëpo dërgoi edhe një mesazh të fortë dhe të qartë se ligjet duhet të respektohen dhe se askush nuk është më i fort se shteti”, ka thënë Daçiq për agjencinë e lajmeve Tanjugun. Ai ka nënvizuar se “aksioni ka përfunduar pa asnjë incident dhe përdorim të forcës”.
Ndryshe lapidari në oborrin e Komunës së Preshevës ishte vendosur më 28 nëntor të vitit të kaluar, në 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Në një pllakë kanë qenë të shkruar emrat e 28 dëshmorëve që kishin rënë në luftë kundër forcave të regjimit të S. Millosheviq, ndërsa mbi ta ishte skalitur emblema e kësaj ushtrie të shpërbërë guerile.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












