Feja
Xhamitë kanë hapur dyert për vizitorët
Mbi 100 mijë vizitorë kanë frekuentuar të mërkuren nëpër xhamitë në Gjermani, në ditën e organizuar me dyer të hapura
Rreth 670 xhami në mbarë Gjermaninë kishin hapur dyert të mërkurën me moton “Arti dhe Kultura Islame”. Me ligjerata dhe ekspozita, organizatorët kanë theksuar kontributin kulturor të Islamit dhe në këtë mënyrë kanë synuar të përhapin një imazh më pozitiv për myslimanët në Gjermani.
“Me ndërtimin e xhamive myslimanët kanë treguar se ata janë bërë pjesë e shoqërisë gjermane”, tha Ali Kizilkayan, kryetar i Këshillit Islam në Këln të Gjermanisë.
Megjithatë “Dita e xhamive të hapura” ka kaluar nën hijen e debateve mbi ndalimin e synetisë në Gjermani dhe videos fyese ndaj Profetit Muhamed. Duke folur për trazirat në shumë vende kundër videos, kryetari i Këshillit Islam theksoi se dhuna nuk është as islame e as njerëzore. Ai sqaroi njëkohësisht se myslimanët e ndjejnë veten të ofenduar nga ky film.
Që nga viti 1997, shoqatat myslimane gjithmonë në ditën e ribashkimit të Gjermanisë ftojnë publikun e gjerë që të vizitojnë xhamitë e tyre. Në këtë mënyrë ata duan të shprehin lidhjet e tyre me Gjermaninë.
Sipas një studimi të fundit në Gjermani jetojnë deri në 4.3 milionë myslimanë.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











