E-Diaspora
Xhakës i dorëzohet titulli “Ambasador Nderi” i Kosovës
Presidentja Jahjaga e përgëzoi Granit Xhakën për punën e tij, për sukseset që ka arritur në fushën e sportit të futbollit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim futbollistin e njohur nga Kosova, dhe yllin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, të cilit ia dorëzoi medaljen Ambasador Nderi, me të cilën e ka dekoruar më 17 Shkurt të këtij viti.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi Granit Xhakën për punën e tij, për sukseset që ka arritur në fushën e sportit të futbollit dhe theksoi se të rinjtë nga Kosova po bëhen ambasadorë të shtetit të tyre dhe po tregojnë vlerat e tyre kudo në botë.
Futbollisti m prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka e falënderoi Presidenten për titullin me të cilin e ka nderuar si Ambasador Nderi të Kosovës dhe tha se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin e tij edhe në të ardhmen.
Me rastin e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar me titullin “Ambasador Nderi i Kosovës”, tre lojtarët e Kombëtares zvicerane të futbollit, Granit Xhaka, Valon Behrami e Xherdan Shaqiri. Me këtë titull, Jahjaga ka nderuar edhe futbollistin e Manchesterit, Adnan Januzaj.
Titulli “Ambasador Nderi i Kosovës” jepet për kontributin për interesat dhe afirmimin e Republikës së Kosovës në botë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











