Futboll
Xhaka tregon besnikërinë ndaj Baselit të Arbnorës
Mesfushori shqiptar ka thënë se nuk mendohet të largohet nga Baseli
Taulant Xhaka është një nga shtyllat e Baselit në vitet e fundit. Një futbollist luftarak në fushë, që gjithashtu ka luajtur disa role, madje edhe si qendërmbrojtës, apo edhe mbrojtës i djathtë.
Në një intervistë për ‘Blick’, ai ka thënë se nuk mendon të largohet të Baseli asnjëherë, duke i shprehur besnikërinë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, dashuria e tij më e madhe është e fejuara, Arbnora. Ai është gjunjëzuar vetëm një herë, kur i propozoi për martesë.
Edhe pse mori përgjigje pozitive, ai bëri një gabim. “Unë e kam hapur kutinë e unazave gabimisht dhe kjo është arsyeja pse fotografia duket sikur unë po ia drejtoj atë vetes”, është shprehur Xhaka, duke qeshur.
“Arbnora është dashuria e jetës sime”. Se kur do të bëhet martesa, megjithatë, Xhaka ende nuk e di: “Spontanisht, sa më shpejt. Mjafton të kem disa ditë të lira, në cilëndo kohë”, shprehet tutje mesfushori kuqezi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













