Futboll
Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner kërkojnë falje për shqiponjën dykrenore
Qëllimi i gjithë kësaj mesa duket ka qenë për të kryer falje lojtarët me origjinë shqiptare, por jo vetëm, ndaj kryerjes së shqiponjës dykrenore në përballjen kundër Serbisë.
Ka habitur të gjithë tifozët zviceranë dalja e sotme për media e kombëtares helvete. Krahas trajnerit, të gjithë lojtarët tjerë ishin pjesë e konferencës për shtyp, shkruan albinfo.ch..
Intervista është mbajtur në hotelin e Feusisberg SZ, ku krahas trajnerit Vladimir Petkovic (55) në tavolinë qëndronin edhe Stephan Lichtsteiner, Granit Xhaka, Yann Sommer, Xherdan Shaqiri dhe Johan Djourou, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i gjithë kësaj mesa duket ka qenë për të kryer falje lojtarët me origjinë shqiptare, por jo vetëm, ndaj kryerjes së shqiponjës dykrenore në përballjen kundër Serbisë.
Dhe në fakt kështu ndodhi. Granit Xhaka tha se: “Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”. Kurse bashkëlojtari i tij zviceran Stephan Lichtsteiner shtoi: “Kërkoj falje, nuk dua t’i hap probleme askujt”. Edhe Xherdan Shaqiri ishte në këtë linjë, por më i butë: “Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit ndihen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”.
Shumë media dhe legjenda të futbollit zviceran reaguan ashpër për gjestin e shqiponjës dykrenore, kurse disa sosh paralajmëruan se Xhaka nuk meritonte të mbante shiritin e kapitenit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












