Futboll
Xhaka rikthehet në stërvitje
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është rikthyer pjesërisht në stërvitje.
Të gjithë lojtarët e kombëtares helvetike do të marrin pjesë në stërvitjen taktike të enjten. Kapiteni Granit Xhaka është ende në përfundim të një programi special, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Xhaka duhet të marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore të enjten, e cila ishte e mbyllur për publikun dhe më pas t’u rikthehet ushtrimeve të fitnesit. Ruben Vargas, i cili së fundmi ka ndjekur edhe një program individual, po i rikthehet plotësisht stërvitjeve ekipore.
Edhe para 1/16-tës kundër Italisë, të cilën e luajti në distancë të plotë, Xhaka u ankua për probleme muskulare. Megjithatë, një ekzaminim i kryer në fillim të javës nuk tregoi dëmtime serioze. Zëdhënësit e mediave gjithmonë kanë pohuar se sfida me Anglinë nuk ishte në rrezik, përcjell KosovaPARESS.
Stërvitja përfundimtare do të zhvillohet të premten në Shtutgart. Pasdite kombëtarja fluturon për në Dyseldorf, ku të nesërmen në orën 18 do të zhvillohet çerekfinalja kundër Anglisë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












