Futboll
Xhaka, për herë të tretë radhazi, futbollisti më i mirë në Zvicër
Mbrëmjen e së hënës në mbrëmjen e futbollit zviceran pati shumë gjëra. Disa yje të futbollit u shpërblyen me çmime
Të hënën në mbrëmje është gala mbrëmja me çmimet për futbollin zviceran. Granit Xhaka fitoi për të tretën herë radhazi. Për shkak se po luan sërish me Leverkusenin të martën, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, si disa yje të tjerë, nuk mundi të ishte në Bernë. “Ishte një vit i pabesueshëm. Jo vetëm për mua personalisht, por për të gjithë Zvicrën”, tha Xhaka, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu është shpërblyer edhe Ardon Jashari, si Futbollisti i Talentuar 2024. 22-vjeçari Jashari është vendosur te Bruges dhe së fundmi ka qenë kapiten i kombëtares U-21. Në fjalimin e tij të fitores, ai falënderoi ish-trajnerin e tij Mario Frick: “Ishte falë tij që karriera ime u nis me të vërtetë”.
Sulmuesi i Aaraut Valon Fazliu mori çmimin si “Challenge League Player 2024”. “Jam pak me emocione, kjo është hera e parë për mua”, shpjegon ai, i cili u shpallur më i mirë i Ligës së parë zvicerane.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










