Futboll
Xhaka: Nuk largohem nga Arsenali
Granit Xhaka është i vendosur të qëndrojë në Arsenal.
Mësohet se futbollisti kosovar do të qëndrojë në Arsenal. Këtë e ka thënë në një intervistë për “Players’ Tribune Football”, ku i ka shpalosur planet e tij për të ardhmen.
Thuhet se përfaqësuesi zviceran, në fakt, ka thënë se ndihet mirë në Londër dhe se e ka ndërmend të qëndrojë aty derisa të arrijë ta fitojë ndonjë trofe me “Gunners”.
“Pas këtij sezoni, i kam edhe dy vjet të tjerë kontratë këtu. Do të jap gjithçka derisa të jem në këtë klub. Gjithmonë e them këtë. Unë e nënshkrova kontratën e re për ta shijuar kohën time këtu dhe kjo është kjo. Unë dua të arrij diçka me këtë klub, diçka speciale. Dhe, pa e arritur këtë, nuk do ta bëj (largohem)”, deklaroi fillimisht Xhaka në pjesën e shkurtër të intervistës, e cila shumë shpejt do të publikohet edhe e zgjeruar dhe komplete.
Tutje, ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut ka folur edhe për raportin që e ka me tifozët dhe me vështirësitë nëpër të cilat kalojnë futbollistët, e të cilat nuk vërehen nga tifozët.
“Unë dua të kem marrëdhënie sa më të mirë me njerëzit nga jashtë, me tifozët, të jem afër me ta. Ne nuk i takojmë kurrë ata, nuk kemi kurrë bisedime me ta. Ata vetëm na shohin në fushë, për 90 minuta dhe lamtumirë. Ata nuk e dinë se si ushtrojmë më parë. Ata nuk e dinë se si ndihesh, nuk e dinë këtë. Nëse e ke ndonjë problem në familje, as këtë s’e dinë, shumë detaje s’i dinë”, përfundoi Xhaka.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










