Sport

Xhaka ngjyros dhe “çngjyros” flokët

Gjatë stërvitjeve para ndeshjes klundër Grasshoppers-it, ylli i ri i FC Baselit, Granit Xhaka kishte rënë në sy me një “look” të ri: flokët e tij dukeshin krejtësisht ndryshe krahasuar me më parë.

Në mes i kishte ngjyrosur me një ngjyrë të verdhë të qelët, ndërsa anash i kishte rruar tërësisht. Me këtë pamje, prej “rock-stari”, siç kanë vërejtur mediet zvicerane, Graniti ka provokuar shpotitjet e shokëve të tij gjatë stërvitjes.

Kjo ka bërë që ai “me procedurë të shkurtë” të heqë ngjyrën bezdisëse nga flokët dhe të kthejë pamjen e mëparshme në këtë pjesë të kokës.