Sport

Xhaka në telashe sa i përket racizmit

Trajneri Arsene Wenger nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest të Xhakës, derisa të dielën ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka po ia sheh ‘sherrin’ që po akuzohet për racizëm. Sipas mediave angleze, ai të hënën kishte ofenduar një punonjëse të aeroportit dhe për këtë është intervistuar nga policia, shkruan albinfo.ch.

Trajneri Arsene Wenger nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest të Xhakës, derisa të dielën ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme.

Tashmë Xhaka përveç kritikave që kishte pas mori kartonin e kuq, do të duhet të ‘durojë’ edhe ata që e kritikojnë për gjestin e fundit, që ndodhi të hënën.

Anglia lufton ashpër racizmin, derisa policia britanike ka filluar hetimet ndaj Xhakës, i cili në aeroport po e priste të vëllain e të fejuarës së tij, Leonard Lekaj.

Rasti i Granitit bëri bujë edhe në mediat angleze. Britanikja “Sun Sport” e ka lajmin kryesor në faqen e parë me titullin “Furia raciste e Xhakës”, teksa në shkrim evidentohet fakti që futbollistin e pret një dënim nga Wenger.