Futboll
Xhaka: Mustafi është DJ i yni
“Mustafit i pëlqen ta zgjedhë muzikën në zhveshtore”, është shprehur Granit Xhaka
Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka ka dhënë një intervistë interesante për mediat angleze. Ai për “Soccer AM”, si shumë lojtarë të tjerë, ka folur se cili është futbollisti më i mirë në fushë që ka luajtur, shoku i ngushtë, por edhe kush i argëton më shumë, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur është gjermani Mesut Ozil. “Mesut Ozil është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur deri më tani. Ai është futbollist i rrugës, filloi të luajë futboll në rrugë. Atij i pëlqen të bëjë gjëra me top, ta ketë topin në këmbët e tij dhe është një futbollist i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Xhaka.
“Ai është një djalosh brilant, shumë i hapur dhe gjithmonë u ndihmon të tjerëve. Ai është një djalosh shumë i mirë, i shoqërueshëm dhe mund të them vetëm gjëra të mira për të”, theksoi mesfushori shqiptar.
Ai nuk la pa përmendur edhe futbollistin tjetër shqiptar tek Arsenali, Shkodran Mustafi.
“Mustafit i pëlqen ta zgjedhë muzikën në zhveshtore. Ndërsa, për ndeshje është më e përzier. Rob Holding i zgjedhë këngët zakonisht para ndeshjeve, por edhe Mustafi e bën këtë gjë”, theksoi Xhaka.
“Por, Robi dhe Mustafi janë lojtarët të cilët i zgjedhin këngët më së shpeshti. Mustafi dëgjon shumë këngë gjermane, ndërsa Robi i zgjedhë më shumë këngët angleze”.
Xhaka shtoi se shok të ngushtë në ekip ka Stephan Lichtsteinerin, të cilin e njeh që një kohë të gjatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














