Futboll
Xhaka me padurim pret derbin me Bayernin
Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, mezi e pret përballjen me Bayern Muenchenin. Xhaka, 31-vjeçar, është shprehur optimist para ndeshjes kundër gjigantit gjerman, përcjell albinfo.ch.
Lideri i mesfushës së kampionit në fuqi të Gjermanisë pranon forcën e Bayernit. Por iniston se Leverkuseni ka analizuar mirë Bayernin dhe se do të jetë gati.
Ndeshja derbi në mes të Bayernit dhe Leverkusenit luhet të shtunën, nga ora 18:30, dhe i takon javës së pestë të Bundesligës.
“Një lojë në Munih kundër Bayernit është gjithmonë diçka e veçantë dhe ne po e presim me padurim”, ka thënë Xhaka në një intervistë për “Sky Sports”.
Leverkuseni e fitoi 3:0 ndeshjen e fundit kundër Bayernit në Bundesligë. Ndeshja tjetër e edicionit 2023/2024 përfundoi baras, 2:2.
Fitoren e fundit ndaj Leverkusenit, Bayerni e ka arritur më 30 shtator të vitit 2022. E pati mposhtur thellë, 4:0.
Por Xhaka iniston se Leverkuseni ka bërë progres në vitet e fundit, sidomos në edicionin e kaluar. Xhaka me Leverkusenin fituan titullin e kampionit edicionin e kaluar. Madje titullin Leverkuseni e fitoi në mënyrë impresive.
“Sigurisht që ne e dimë se sa potencial ka Bayerni dhe çfarë idesh të reja do të sjellë trajneri i ri Vincent Kompany në lojën e skuadrës. Ne sigurisht kemi analizuar ndeshjet e Bayernit dhe kemi parë se shumë gjëra funksionojnë shumë mirë për të”, ka theksuar Xhaka.
Bayerni është lider i Bundesligës me 12 pikë. Leverkuseni zë vendin e dytë me tri pikë më pak.
Xhaka beson se Leverkuseni mund të jetë kandidat serioz edhe në edicionin aktual.
“Duam të jemi sa më gjatë në krye. Sigurisht që kemi synimet tona. Kemi bërë progres shumë të mirë vitin e kaluar dhe do të vazhdojmë tutje. Ne do të fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje. Kemi një bllok prej tri deri në katër ndeshje, për të cilat trajneri flet gjithmonë. Tani ndeshja e radhës është kundër Bayern Muenchenit dhe ne duam t’i ngacmojmë pak bavarezët – njësoj si sezonin e kaluar”, ka thënë Xhaka.
Ai nuk ka lënë anash edhe kritikat. Thotë se Leverkuseni ka pranuar gola të lehtë gjatë katër ndeshjeve të para.
“Nëse merrni golat që kemi pranuar sezonin e kaluar dhe i krahasoni me sezonin aktual, mund të shihni se kemi pranuar tashmë gjysmën e golave që pësuam sezonin e kaluar. Ne duhet të përmirësohemi në këtë drejtim dhe shpresoj se do ta bëjmë shpejt”.
Xhaka ka shënuar një gol dhe ka kontribuuar me dy asistime në katër ndeshje në Bundesligë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












