Sport
Xhaka e Shaqiri shkëlqejnë në Angli
Granit Xhaka e Shkodran Mustafi kanë pasur paraqitje të mirë për Arsenalin, derisa Xherdan Shaqiri me Stoken
Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë në ligat evropiane. Dy ndër më të suksesshmit padyshim janë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por sigurisht edhe Shkodran Mustafi, që janë shumë të rëndësishëm për skuadrat e tyre.
Arsenal fitoi ndeshjen e fundit ndaj Brightonit 2:0, derisa Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë treguar paraqitje të mirë. Xhaka është vlerësuar me notën 7.5, derisa Mustafi me 8.3.
Të dy futbollistët shqiptarë ishin shumë të lumtur me këtë fitore. “Dy gola ishin të mjaftueshme për tre pikë. Është koha për pushim ndërkombëtar. Shihemi së shpejti Topçinj”, ka shkruar Xhaka në ‘Instagram’. “Tre fitore nga tre ndeshje këtë javë! Jo është keq… Duhet të vazhdojmë kështu pas pushimit ndërkombëtar!”, ka shkruar Mustafi.
Ndërkohë, fitore këtë fundjavë arriti edhe Stoke City i Xherdan Shaqirit, që mundi Southamptonin 2:1. Shaqiri u vlerësua ndër më të mirët në fushë me notën 7.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











