Futboll
Xhaka e Shaqiri, në mesin e futbollistëve më të mirë të Zvicrës
Gazeta zvicerane “Blick” të martën ka publikuar listën e 15 futbollistëve më të mirë në histori të Zvicrës.
Në listën prej 15 lojtarëve janë edhe dy shqiptarë.
Në vend të dytë është Xherdan Shaqiri, ndërsa Granit Xhaka renditet i katërti. Më i miri i Zvicrës, sipas “Blick”, është Stephane Chapuisat.
“Blick” ka pyetur nëse Xhaka meriton të jetë më lart në renditje pas triumfit në Bundesligë me Bayer Leverkusenin. Xhaka të dielën siguroi titullin e kampionit në Gjermani. Është kapiten i Zvicrës.
Xhaka doli kampion bote në vitin 2009 me grupmoshën U17 dhe nënkampion i Evropës për grupmoshën U21 në vitin 2011. Fitoi dy Kupa FA me Arsenalin. Ka fituar dy tituj dhe një Kupë të Zvicrës me Baselin. Nga tetori i vitit të kaluar, Xhaka është rekordmen për ndeshje të luajtura me Zvicrën. I ka 123 paraqitje dhe 14 gola.
Xherdan Shaqiri ishte nënkampion i Evropës me Shpresat e Zvicrës në vitin 2011. Ai është lojtari i vetëm i përfaqësueses së Zvicrës që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.
Championsin e fitoi me Bayernin dhe Liverpoolin. Me të dyja skuadrat e mëdha ka fituar edhe tituj kampioni dhe trofe të tjerë. Shaqiri ka marrë pjesë në katër kampionate botërore dhe dy kampionate evropiane. Ka shënuar në çdo kampionat të madh që nga viti 2014.
Shaqiri, i cili luan për Chicago Fire, ka luajtur 121 ndeshje për helvetikët. Ka shënuar 30 gola.
Chapuisat tani është 54-vjeçar. Kulmin e ka arritur si lojtar i Borussia Dortmundit, ndërsa ka luajtur edhe në skuadra të ndryshme zvicerane. Për Zvicrën, sulmuesi ka shënuar 21 gola në 103 ndeshje. Chapuisat ka fituar dy herë Bundesligën dhe një herë Championsin./Koha.net
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












