Futboll
Xhaka drejt Arabisë Saudite?
Klubi i sapopromovuar në elitën e futbollit saudit, Neom SC, ka filluar negociatat për transferimin e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, duke kontaktuar zyrtarisht klubin gjerman Bayer Leverkusen, transmeton albinfo.ch.
Raportimet për interesimin e Neom SC dolën fillimisht të premten, por çështja mori zhvillime të reja të dielën mbrëma, kur e përditshmja gjermane “Kicker” raportoi për kontaktin zyrtar mes klubit saudit dhe nënkampionit të Bundesligës. Xhaka, 32 vjeç, është nën kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028 dhe konsiderohet një nga figurat kyçe të skuadrës, si në aspektin sportiv ashtu edhe në udhëheqje.
Megjithatë, “Kicker” vëren se një largim i mundshëm i tij nuk përjashtohet për shkak të arsyetimit ekonomik dhe strategjik të klubit gjerman. Leverkuseni, që bleu Xhakën nga Arsenali për rreth 20 milionë euro, pritet të kërkojë një shumë të ngjashme si pikënisje për bisedime.
Neom SC, si shumë klube të tjera të Arabisë Saudite, është në pronësi të fondit sovran të shtetit dhe për të financat nuk paraqesin ndonjë pengesë. Klubi është i gatshëm të bëjë një ofertë të fuqishme në përputhje me ambiciet për ndërtimin e një skuadre konkurruese në nivelin më të lartë të ligës saudite.
Sipas raportimeve, deri të dielën mbrëma ende nuk është arritur marrëveshje mes Xhakës dhe Neom SC, por shenja të para të gatishmërisë nga lojtari tashmë janë shfaqur. Xhaka së fundi ka pëlqyer një fotografi të trajnerit Christophe Galtier, i cili është prezantuar si drejtuesi i ri i Neomit, një veprim që shumë e kanë interpretuar si sinjal pozitiv ndaj transferimit të mundshëm.
Për mesfushorin kosovar me përvojë të gjatë në Premier League dhe Bundesliga ka pasur interes edhe nga klubet italiane, si Milani, Juventusi dhe Interi. Megjithatë, për momentin kalimi në Arabinë Saudite duket më i afërt, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











