Futboll
Xhaka dhe Shaqiri, në dy finale evropiane
Nëse Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve dhe Arsenali triumfon në Ligën e Evropës, atëherë, Superkupa e Evropës do të fliste ‘shqip’ me tre futbollistë shqiptarë në fushë
Ishin pjesë e Baselit dhe dolën nga akademia e klubit zviceran. Ishin pjesë e grupmoshave të Zvicrës dhe më pastaj Kombëtares A helvetike. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë miq shumë të mirë, derisa ky vit ishte shumë i suksesshëm për dy yjet shqiptarë.
Të dy bënë shqiponjën pasi shënuan ndaj Serbisë dhe më pas u ndodhën në qendër të polemikave, përcjell albinfo.ch.
Shaqiri dhe Xhaka kanë gjasa të mëdha që këtë sezon ta përfundojnë një trofe evropian.
Xherdani me Liverpoolin është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, ku takohet me Tottenhamin, ku ylli shqiptar ka mundësi që për herë të dytë të fitojë trofeun më të madh për klube në Evropë. Liverpooli po lufton edhe për titullin e Premierligës, ku është një pikë pas Manchester Cityt, derisa të dielën zhvillohet xhiroja e fundit.
Arsenali u kualifikua në finale të Ligës së Evropës. Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e rëndësishme e skuadrës londineze. Arsenali ndeshet me skuadrën tjetër londineze, Chelsean, në finalen e Ligës së Evropës, që zhvillohet në Baku më 31 maj.
Nëse Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve dhe Arsenali triumfon në Ligën e Evropës, atëherë, Superkupa e Evropës do të fliste ‘shqip’ me tre futbollistë shqiptarë në fushë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












