Sport
Xhaka beson në titull me Arsenalin
Arsenali mund të reduktojë diferencën me liderin e Premier Ligës, Manchester City, dhe të garojë për titull të ligës sivjet, sipas mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.
Fitorja e Arsenalit 2 me 0 ndaj Tottenhamit në fundjavë, ngrit ekipin e Xhakës në pozitën e gjashtë me 22 pikë të tubuara, 12 prapa Cityt që prin pas 11 fitoreve në 12 ndeshjet e para.
“Mendoj se në futboll gjithçka është e mundshme”, ka thënë Xhaka për “SkySports”.
“Manchester City, për momentin, është në formë të mirë, po punon mirë dhe të tjerët kanë lëshuar pikë – ndërsa City jo – por është e pritshme që edhe ata do të lëshojnë pikë”, ka shtuar më tej ai.
City ka realizuar 40 gola në këto ndeshje, ndërsa ka pësuar vetëm shtatë gola për të ikur tetë pikë larg nga Manchester Unitedi, që është ndjekësi i parë i ekipit të Pep Guardiolas. Megjithatë, Xhaka beson se Arsenali mund të kthehet në tabelë dhe të jetë rival për titull, transmeton Albinfo.ch.
“Gjërat mund të mos vazhdojnë siç kanë qenë deri tani. Por fokusi jon kryesor është te vetvetja. E dimë se duhet të punojmë dhe jemi të bindur se mund të garojmë për maje”, ka shtuar Xhaka.
Të enjten, Arsenali luan me Kolnin në Ligën e Evropës.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









