Maqedonia
Xhaferi tregon për zgjedhjet e reja, derisa zëvendësohet nga Ibrahimi
Xhaferi tha se debati në Kuvend për zgjedhje të qeverisë teknike pritet të fillojë më 27 janar, që të mund të përfundojë më 28 janar
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, tha se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të shpallen në të njëjtin termin, përkatësisht kah mesi i shkurtit, ndërsa pas festave do të fillojnë përgatitje për qeverinë teknike, përcjell KlanM.
Duke sqaruar formimin e qeverisë teknike, Xhaferi tha se nuk ka procedurë të veçantë, por se vlen procedura e zakonshme për zgjedhje të Qeverisë së re.
“Nuk ka procedurë të posaçme sa i përket formimit të qeverisë teknike të këtij lloji, e cila doli nga Marrëveshja e Përzhinës. Por, në parim, bazë është procedura për zgjedhje të Qeverisë, e cila është e paraparë, por nuk duhet të jetë në ato afate dhe kohëzgjatje. Formalisht, sipas rregullores, debati zgjat dy ditë, duhet të planifikohet thirrje e seancës, më pas përgatitje, dorëheqje, procedura paraprake, të cilat duhet të përfundojnë që të fillojë seanca në mënyrë adekuate dhe të zgjasë eventualisht deri në ditën e dytë”, tha Talat Xhaferi, transmeton albinfo.ch.
Xhaferi tha se debati në Kuvend për zgjedhje të qeverisë teknike pritet të fillojë më 27 janar, që të mund të përfundojë më 28 janar.
“Fillimisht do të jetë dorëheqja ime, më pas seanca për zgjedhje të kryetarit të ri të Kuvendit dhe seanca tjetër për zgjedhje të Qeverisë. Për zgjedhje të qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve. Në vetë seancën, pas së cilës konstatohet mbarimi i funksionit të kryetarit të Kuvendit, rendi i ditës në seancë plotësohet me propozim nga 20 deputetët për zgjedhjen e një të riu. Kush mendon të hyjë në qorr sokak, mund të ndodhë edhe të mos sigurohen 61 deputetë. Kujt do t’i përshtatej ajo?”, tha Xhaferi.
Ai shtoi se pasi të shpallen zgjedhjet, Kuvendi do të funksionojë pasi në këtë rast zgjedhjet janë në termin të rregullt dhe mandati i Kuvendit është aktiv deri në përfundim, përkatësisht deri në verifikim të përbërjes së re.
Ish-gazetari Musa Ibrahimi do të jetë deputeti i ri në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi ky i fundit u propozua për kryeministër të Qeverisë teknike.
Këtë e bëri të ditur Xhaferi në brifingun e fundit me gazetarë këtë vit. Xhaferi potencoi se në listën zgjedhore i radhës ka qenë ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, por siç informoi, ai mbetet në pozitën aktuale.
Musa Ibrahimi më herët ishte deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në përbërjen parlamentare 2014-2016.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












