Maqedonia

Xhaferi do të drejtojë Kuvendin e Maqedonisë edhe për 4 vjet

Talat Xhaferi është rizgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut edhe për 4 vjet të tjera.

Kryeparlamentari Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër, shkruajnë mediat shqiptare në Shkup, përcjell albinfo.ch.

Për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisësë. 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja.

Ndërsa më herët Koaliconi ASH-AAA, paralajmëroi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e kryeparlamentarit.