Lajme
“Womalba” prezantoi bizneset e grave shqiptare në një mbrëmje gala në Zvicër
Motrat Ferizi, që ishin organizatore të kësaj gala mbrëmje u ndanë të kënaqura nga rezultati i këtij organizimi dhe premtuan vazhdimësinë e edicioneve të tjera të “Womalba”
Më 12 mars, në Montricher (Vaud) u mbajt mbrëmja e edicionit të parë “WOMALBA”, i organizuar nga motrat Ferizi për nder të Ditës Ndërkombetare të Gruas, 8 Marsit.
Në këtë mbrëmje ishin të ftuara mysafire speciale, të cilat kanë pasur sukses në karrierën e tyre, si: Amnihena Latifaj dhe Saranda Shala nga fusha e mjekësisë estetike dhe Diellza Sejdijaj, kampione në sportin e karatesë.
Po ashtu pjesëmarrëse ishin edhe shumë gra, të cilat zotërojnë biznese të ndryshme, si në; gastronomi, klinika, butiqe për veshje, punime për enterier shtëpie, dhurata të personalizuara, sallone bukurie, studio fotografie, e shumë biznese të vogla të tjera, nga të cilat fitojnë dhe kanë arritur të zënë vend këtu në Zvicër.
Rëndësia e këtij organizimi vihej re qysh në hyrje, nga ku të gjithë u pritën në një tepih të kuq, si vlerësim për të gjitha ato gra, të cilat punojnë dhe vazhdojnë të jenë shtyllë kryesore në formimin e shoqërisë.
Organizimi ishte bërë në detaje që nga ëmbëlsirat e punuara me mbishkrimin “Womalba” e deri te muzika popullore, me të cilën nënat, vajzat vallëzuan dhe u argëtuan gjatë mbrëmjes.
Vlen të theksohet që për të gjitha bizneset ishte përgatitur një tavolinë, në të cilën mund të vendoseshin produktet, dhuratat, kartëvizitat, si ekspozim i secilës ndërmarrje.
Gjatë fjalimeve doli në pah edhe nevoja për mbështetjen që u duhet grave për të pasur mundësinë e përhapjes së bizneseve dhe rritjen e tyre.
Estetistja Saranda Shala tha me këtë rast se femrat asnjëherë nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe pasionet e tyre për punën, pavarësisht ku jetojnë dhe nëpër çfarë sfidash kalojnë.
Njëra ndër pjesëmarrëset ishte edhe një grua, e cila merrej me veshje të personalizuara për fëmijë të sapolindur dhe për atë ishte një ide shumë e mirë për të promovuar biznesin e saj, por edhe për t’u njoftuar me gratë e tjera shqiptare, me të cilat jetojnë në një rajon.
Për të motivuar të gjitha gratë e pranishme në sallë u zhvillua një lojë shpërblyese me short, nga e cila u ndanë rreth 50 dhurata, shpërblime këto të dhëna nga vetë gratë, prej bizneseve të tyre.
Motrat Ferizi, që ishin organizatore të kësaj gala mbrëmje, u ndanë të kënaqura nga rezultati i këtij organizimi dhe premtuan vazhdimësinë e edicioneve të tjera të “Womalba”. Ato po ashtu falënderuan të gjitha gratë që besuan në idenë e tyre në të mirën e përbashkët për integrimin dhe përhapjen e punës së grave shqiptare.
Ky organizim është bërë me mbështetjen e albinfo.ch (online&print) si partner medial.
(Alisa Buzhala, Fotot: Afphotographn)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit

















