Lajme
“Wizz Air” me linjën Prishtinë-Londër
Sipas njoftimeve, shërbimi do të operohet dy herë në javë, të martave dhe shtunave, ndërsa biletat do të jenë shumë të volitshme, vetëm 39.99 euro ose 34.99 paund
Që nga 24 qershori, Kompania ajorore Wizz Air, fillimin linjës së re ajrore nga Prishtina për në Londër, respektivisht aeroportin Luton. Sipas njoftimeve nga aeroporti i Prishtinës, shërbimi do të operohet dy herë në javë, të marteve dhe shtunave, ndërsa biletat do të jenë shumë të volitshme, vetëm 39.99 euro ose 34.99 paund.
Në njoftim thuhet se linja me çmim të ulët do të jetë një zgjedhje e mrekullueshme për të vizituar Londrën si për udhëtarët që duan të kalojnë kohën e lirë ashtu dhe për udhëtarët e biznesit, dhe për të nxitur turizmin në të dy drejtimet duke krijuar lidhje të rëndësishme për marrëdhëniet tregtare dhe biznesore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, njofton Kpress.
Wizz Air ka zgjeruar rrjetin e saj, duke ofruar tashmë dy linja me çmim të ulët nga Biletat janë tashmë në dispozicion në wizzair.com, një faqe interneti e krijuar për shfrytëzuesit e shkathtë në përdorimin e teknologjisë mobile, të cilët janë gjithmonë në lëvizje dhe kanë nevojë për qasje më të shpejtë si dhe në aplikacionet që ofrohen falas…
“Ne zotohemi të jemi përherë në dispozicion dhe të japim maksimumin e mundshëm në uljen e çmimeve të shërbimeve të aeroportit dhe ofrimin e produkteve nxitëse me qëllim që pasagjerëve të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt dhe nga ANP “Adem Jashari” t’u ofrohen zgjedhje sa më atraktive dhe të përshtatshme për fluturime. Jemi te sigurt që hapi me Wizzair do të rezultoj shumë i suksesshëm dhe afatgjatë” tha Haldun Firat Kökturk, kryeshef ekzekutiv i Aeroportit të Prishtinës.
Lansimi i linjës Londër-Prishtinë-Londër, nga Wizzair, sipas tij, do të jetë mundësi e re për pasagjerët që vijnë nga Anglia apo vendet tjera të Mbretërisë së Bashkuar për në Kosovë dhe anasjelltas, “sidomos për Diasporën tonë e cila ka një prezencë mjaft të madhe qoftë në Londër qoftë në shumë qytete tjera të Mbretërisë së Bashkuar”.
Ndërsa Sorina Ratz, menaxhere e komunikimeve e Wizz Air, tha se njoftimi i sotëm thekson përkushtimin e WIZZ për të ofruar mundësi të udhëtimit me çmime të ulëta krahas me shërbimin e shkëlqyeshëm në bordin e aeroplanit.
“Të gjithë udhëtarët tanë të shkathtë në përdorimin e teknologjisë tashmë mund të rezervojnë biletat e tyre në faqen e internetit ëizzair.com me çmimin prej vetëm EUR 39.99*/£ 34.99*.” , ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













