Eneda Tarifa prezantohet me “Përrallë” në Eurovision

Pasi janë bërë të njohur dhjetë finalistët e parë të Eurovisionit 2016, sonte në Stokholm do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e këtij festivali, ku do të bëhen të ditur edhe dhjetë finalistët e tjerë. Në natën e sotme do të paraqitet edhe përfaqësuesja shqiptare, Eneda Tarifa.

Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”, me kompozim të Olsi Toqit dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, u shpall fituese e Festivalit të 54-t të Radio Televizionit Shqiptar. Më pas Eneda këtë këngë e ka përshtatur në anglisht me titullin “Fairstale”, ku do ta këndojë të enjten në Globen Arena të Stokholmit të Suedisë me shpresën për ta siguruar një “biletë” për në finale.

Së bashku me Eneden në gjysmëfinalen e dytë do të paraqiten edhe Serbia, Letonia, Polonia, Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Irlanda, Maqedonia, Lituania, Australia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Danimarka, Ukraina, Norvegjia, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Belgjika.

Eneda do të prezantohet e parafundit në këtë garë.
Finalja e madhe e festivalit evropian “Eurovision 2016” do të mbahet më 14 maj.

Konkurs për ekspozitën me karakter garues të arteve pamore

Shoqata e  artistëve  „Bardh e Zi“ në  mbështetje të Qendrës Kulturore të Kosovës për Mërgatë e Diasporë në  Zvicër

Shpall Konkurs për Ekspozitë me karakter garues në fushat e artit pamor:  Pikturë, Grafikë, Skulpturë, Fotografi, Dizajn grafik, Video art, Instalacion.
Të drejtë konkurimi kanë krijuesit që jetojnë në Zvicër

Vendi i parë do të shpërblehet me 300.00 fr

Vendi I dytë me 200.00 fr

Vendi I tretë me 100.00 fr
Formati i punimeve të jenë 70x50cm (për shkak të hapësirës në QKK)

Tema: e lirë
Punimet mund  të dorëzohen në Qendrën Kulturore, nga 18 deri më 31 maj 2016. Dërgimi i punimeve mund të bëhet edhe me postë, në adresën e poshtëshënuar.

Komisioni do të përzgjedhë punimet për ekspozitë

Telefoni /0765640138

Adresa: Qendra Kulturore, Eugen Huber strasse 19 a Altstten 8046 .
Hapja e ekspozitës do të jetë me  datën 05 Qershor 2016 nga ora 14.00 në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih në Eugen Huberstrasse 19.a, Altstetten 8046

Udhëheqësi i Shoqatës  Bardh e Zi“

Adem Dërmaku 078/6172961

Elina Duni solo

So 22.5.2016 20:00

IN DER JOHANNESKIRCHE

ELINA DUNI SOLO

jazz / world / folk / balkan

Die Sängerin mit ausdrucksstarker, warmer Stimme entwickelte ein Solo-Projekt speziell für die Kirche, welches sie bisher nur am Cully Jazz Festival präsentiert hat. Sie begleitet ihre Volkslieder aus dem Balkan selber mit wenigen Gitarrenklängen, Perkussion und einigen Noten auf dem Klavier. Dabei erzählt sie dem Zuhörer ihre persönliche Geschichte von einem Leben zwischen Albanien und der Schweiz.

Karten für Moods-Member sind kontingentiert. Anmeldung und Reservation unter [email protected].

Line-up

Elina Duni voc, g, p

Preis 38.–

Tickets kaufen

Veranstaltet von Jazz Verein Moods

Links

Website Elina Duni

Kongresi Amerikan shpall Mrika Krasniqin ‘Grua të Vitit 2016’

Shqiptarja nga Kosova, Mrika Krasniqi është nderuar  si “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan për punën e saj ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe biznesit.

Senatori nga New Yorku Charles E. Schumer ka kërkuar që në Kongresin Amerikan të ngrihet flamuri Amerikan për nder të Mrika Krasniqi, si një grua fymëzuese, dhe një figurë e shquar e cila ka krijuar marëdhënie shumëpalëshe nëpërmjet artit dhe biznesit ndërmjet Amerikë-Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Itali.

Mrika është e njohur si organizatore e “Albanian Week Film Festival” në Amerikë, festival i cili prezanton filmin shqiptar në SHBA. Veç kësaj ajop punon si producente, regjisore dhe skenariste në kompaninë e saj të produksionit “Nil Production” me seli në Prishtinë dhe New York, si dhe bashkëpunon me kompani të tjera ndërkombëtare në Europë e Amerikë.

Para pak muajve ajo ka pasur premierën e dokumentarit të saj “Soldier”, pas organizmit me sukses në Nju Jork të Javës së Filmit Shqiptar që i kushtohet promovimit të filmit dhe të artistëve shqiptarë kudo në botë, shkruan kultplus. Ajo është shprehur për shtypin se organizimi i këtij festivali është një mundësi e mirë e promovimit të kulturës dhe artit shqiptar në përgjithësi, ndërsa arrin një komunikim më të afërt në mes të artistëve shqiptarë dhe artistëve amerikan.

Një nga veprat më të fundit të realizuar nga Mrika Krasniqit është dokumentari “You are not alone”, i cili u kushtohet fëmijëve me sindromin doën, ndërkohë që duke ju referuar intervistave të saj në shtyp, është në përgatitje për një film me metrazh të gjatë.

Ergina Ramadani prin me votat e lexuesve për “Mis Zvicra Lindore”

 

Vajza 19 vjeçe nga Glarusi, me prejardhje kosovare, Ergina Ramadani është kualifikuar, në mesin e 9 vajzave më të bukura për finalen e sivjetme të zgjedhjes së Misit për Zvicrën lindore. Asaj madje i parashihen shanse të mira që të fitojë kurorën në spektaklin që do të mbahet më 21 maj në St. Gallen, shkruan südostschweiz.

Ergina ka dalë e para, gjegjësisht ka marrë më së shumti vota lexuesish në garën virtuale që ka shpallur portali 20minuten.ch.

Nëse do të fitojë, ajo do të jetë e dyta pas Michelle Schmid, që do ta sillte kurorën në kantonin e Glarusit, transmeton albinfo.ch. Schmid kishte fituar titullin e Miss Zvicrës Lindore në vitin 2014.

“Në rast se fitoj, unë do ta shfrytëzoj popullaritetin e fituar për mbështetur të sëmurët. Gëzohem shumë kur i bëj të buzëqeshin të sëmurët nga kanceri”, thotë 19 vjeçarja e cila është duke ndjekur shkollën profesionale për radiologji.

Por, rruga deri atje nuk është aspak e lehtë.

Ata që duan ta ndihmojnë Erginën për të fituar kurorën e më të bukurës, këtë mund ta bëjnë duke dërguar një SMS prej 90 rapësh në numrin 919 me fjalëkalimin mo07.

Albinfo.ch në revistën e saj e cila del javën që vjen, bën një prezantim më të zgjeruar të Erginës dhe kandidates tjetër për Mis Zvicra Lindore, Leunora Hasanaj.

Mësuesi nga Shqipëria që ua mëson muzikën nxënësve të Zvicrës

Heltin Guraziu punon në arsimin fillor si mësues i muzikës në dy shkolla të kantonit St. Gallen, në Wil dhe Rheneck. Ai është i angazhuar në disa orkestra simfonike e bende muzikore që veprojnë në këtë pjesë të Zvicrës lindore. Instrumentet që ai luan janë; Kontrabas, E-Bas dhe kitarë.

Në kuadër të shkollës organizohen shfaqje për prindër, si pjesë unikate muzikore me 8 persona, në ansambël të sinkronizur me 4 djem dhe 4 vajza, tregon Guraziu, i cili përveç angazhimit në shkollë, është pjesë e shfaqjeve të ndryshme, si «Musik am See» dhe Open «Air Wolfhalden». Heltini, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në finalen e «St. Galler Rheintal». „Në Rheintal Sound Wetberwerb që kishte rreth 30 bende muzikore, kemi dalë të 6- tët“, flet ai me modesti. „Kam edhe një ansambël rok-muzikë „Neptun“ me nxënës të shkollës së muzikës“ plotëson ai në itinerarin e ngjeshur të aktiviteve muzikore prej se ka ardhur në Zvicër, ku mes tjerash luajnë edhe muzikë popullore zvicerane, të quajtur „Appenzeller Musik“.

8 vjet jetë intensive në Zvicër të «dhëndrrit të Kosovës»

Jeta intensive e durrësakut 39 vjeçar, ka nisur në vitin 2008 në kantonin e St. Gallenit. Hapin e parë e ka hedhur në shkollën e muzikës në Rheineck, tregon ai. «Ata më udhëzuan në në Ministrinë e Arsimit për nostrifikim të diplomës», nga ku pastaj, vetem gjashtë muaj pasi që ishte vendosur në Zvicër, fillon të punojë si mësues i shkollës së fshatit në Rheineck. „Në po të njëjtin vit më është hapur po ashtu rruga të punoja si profesionist në një erkestër në Liechtenstein. Isha i vetmi që paguhesha atje“, tregon storien e suksesit të integrimit në jetën zvicerane, dhëndrri i Kosovës, Heltin Guraziu.

Heltini flet disa gjuhë të huaja

Para se të vinte këtu, ai ka jetuar dhe punuar për pesë vite pa ndërprerë në Kosovë; si përkthyes për stafin e ndërkombëtarëve. Përveç gjuhës shqipe që e zotëron në të dyja dialektet, toskë e gegë, durrësaku fletë anglishten, italishten, gjermanishten dhe nga pak spanjishten. Në Kosovë ai ka punuar edhe si mësues i lëndës së muzikës dhe gjatë kohës së lirë, thotë se ka bërë muzikë në bar-restorante të Kosovës.

„Arsyet që më kanë shtyrë të migroj, janë lidhjet e forta që kisha me vajzën kosovare, Klodina Kryeziun“, tregon Heltini me një të folur kosovarçe që e kishte mësur gjatë pesë viteve sa kishte jetuar në Kosovë. „Eksperienca ime në Kosovë për mua ka qenë e mirë, atje më kanë pranuar si vëlla, por edhe këtu ndjehem më shumë se i pranuar, ndonëse në vendin e punës jam i vetmi mësues i huaj në mesin e 50 mësimdhënësve të tjerë“.

Kosova për të ishte vendi i parë i „huaj“ që kishte shkelur duke lënë  Shqipërinë mbrapa për të mos u kthyer kurrë më ashtu siç ishte më parë

Mësuesi që nuk mendon të kthehet më në vendlindje

Zvicra më ka mësuar të jem i pavarur, të bëj planet e mia dhe të kem një agjendë pune. „Kur zgjohem e di që kam një plan, një detyrë. Kurse në Shqipëri kur jam zgjuar kam pyetur, çfarë bëj unë sot“, tregon më tej Guraziu se si në Shqipëri s’ka pasur jetë të keqe, por prapë se prapë, ka qenë diçka bosh.

Për Zvicrën dhe zvicëranët ka përshtypjet më të mira. Në Zvicër njëriu prezanton veten, s’ka lidhje se nga vjen, shprehet Giuraziu. Unë së pari kam prezantuar veten time, pastaj vendin prej nga vij. „Këtu ndjehem si në shtëpinë time, kurse atje më duket vetja si i huaj. Unë shqiptar jam, nuk bëhem dot zviceran, por atje shkoj si turist“. Zviceranët janë njerëz e popull që dinë të bashkëjetojnë me të tjerët, thotë me bindje durrësaku për të cilin muzika ka qenë boshti i jetës së tij që prej moshës 6 vjeçare. „Madje me të jam rritur“, shton ai, „si 6 vjeç kam nisur të merrem me muzikë. Në moshën 14 vjeçe e kam ditur se do të bëhem muzicient e asgjë tjetër“, tregon Heltin Guraziu, i lindur në gusht të vitit 1977 në qytetin bregdetar, Durrës, ku ka mbaruar shkollën e muzikës dhe më pas ka vazhduar studimet universitare në po të njëjtin drejtim, në Tiranë. Në vendin ku i ka kujtimet rinore e që e ka bërë ky që është sot, por që nuk nuk mendon më të kthehet për të jetuar atje. „Unë të ardhmën time e shoh në Zvicër. Kjo ndjenjë ka filluar të më shfaqet para disa vitesh. Durrësi më duket i huaj“.

Për çiftelinë, në shkollën e muzikës është përcaktuar vetëm një nxënës!

I dhënë pas instrumenteve burimore, ai kishte futur në programin e orëve të tij, çiftelinë si pjesë e përzgjedhjes vullentare për nxënësit që dëshirojnë ta mësojnë. „Kjo më është shpaguar vetëm me një nxënës shqiptar që kishte shprehur interesim për ta mësuar këte instrument“, ngushëllohet Guraziu me idenë e drejtorit të shkollës, që çiftelinë e kishte menduar si mundësi për të pasur më shumë fëmijë shqiptarë në shkollën e muzikës në Wil.

Astrit Alihajdaraj, thirrje për audicion për filmin “Shatzi”

Astrit Alihajdaraj është një aktor i njohur shqiptar që jeton e krijon në Austri. Filmi “Shatzi” është një film artistik i metrazhit të shkurtë me skenar dhe regji të Astrit Alihajdaraj. për të cilën edhe është hapur thirrja për audicion. Vetë Astrit Alihajdaraj që ka luajtur në shumë projekte filmike ka thënë për KultPlus se kësaj here në filmin „Schatzi“, është në rolin e skenaristit dhe regjisorit të filmit. Dhe pikërisht për këtë projekt, ai ka theksuar se tashmë është në kërkim të aktorëve për këtë projekt.

Për filmin me produksion të Illyria Film janë duke u kërkuar aktorë të dy gjinive dhe moshave të ndryshme. Për këtë projekt kërkohen aktorë prej moshës 18- 20, dhe për këtë rol, preferohet edhe njohja e gjuhës gjermane. Aktore-  mosha 40- 45 dhe aktorë – mosha 45-50.

„Të interesuarit të lajmërohen me një fotografi,  një CV si dhe mundësisht një video prezantimi i shkurt. Të gjitha këto materiale i dërgoni në email adresen: [email protected] deri më datën 25 prill 2016”, thuhet në këtë njoftim.

Aida Husaj, bukuroshja e skenave holandeze të modës

Quhet Aida Husaj, është 18 vjeçare nga Peja dhe jeton në Holandë. Aida është  finaliste e “Miss Teen Noord Brabant 2016” në Holandë.

Në këtë spektakël i cili organizohet në këtë qytet verior të Holandës, marrin pjesë mbi 120 vajza, ndërsa 10 prej tyre kanë të drejtën e vazhdimit të konkurrimit për në finale.

“Jam shumë me fat që në atë konkurrencë aq të madhe arrita të jem njëra nga 10 vajzat finaliste”, thotë Aida për “albinfo.ch”.

Finalja e këtij spektakli mbahet më 28 maj të këtij viti.

“Jam duke u përgatitur shumë që të prezantohem sa më mirë në skenë dhe para të pranishmëve në sallë”.

Por, për Aidën kjo nuk është hera e parë që prek skenat e modës dhe konkurseve të bukurisë. Me modelim ajo merret që prej moshës  15 vjeçare. Prandaj, me përvojën që ka, bukuroshja pejane nuk i frikësohet konkurrencës dhe as paraqitjeve para publikut. “Jam mësuar tashmë me këto spektakle. Nuk kam frikë aspak. Mendoj vetëm se si të shfaqem sa më mirë.

Natyrisht se kjo është një garë dhe synimi i secilës prej nesh është kurora”, tregon Husaj.

Aida është në kontratë me agjencionin e modës “Dyon Caractere” me të cilin ajo reklamon veshje të firmave të njohura në botë si: “Vero Mode”, “Only”, “H&M” dhe “JOW Fashion”. “Sa herë që dal në skenë ndihem shumë mirë. Është diçka e mrekullueshme”, shprehet ajo për albinfo.ch.

Përveç modelimit, Aida është nxënëse e shkollës së mesme për menaxhim dhe ekonomi. Shumicën e kohës së lirë e kalon me familje, ndërkohë gjatë vikendeve i pëlqen të dalë me shoqëri dhe të shkojë në kinema.

Në të ardhmen, mendon që të jetë e pranishme edhe në aktivitetet e modës në Kosovë, por synimi i saj është të vazhdojë karrierën për t’u bërë modele e njohur evropiane.

 

Në kontratë me agjenci të mëdha të modës

Aida është në kontratë me agjencionin e modës “Dyon Caractere” me të cilin ajo reklamon veshje të firmave të njohura në botë si: “Vero Mode”, “Only”, “H&M” dhe “JOW Fashion”. “Sa herë që dal në skenë ndihem shumë mirë. Është diçka e mrekullueshme”, shprehet ajo.

Amir Ameti direkt në gjysmë finale të “Die grössten Schweizer Talente”

Amir Ameti është një tjetër talent që ka befasuar jurinë në spektaklin e shout në Zvicër “Die grössten Schweizer Talente” që transmetohet në televizionin SRF.
Për më tepër, djaloshi 16-vjeçar me performancën dhe zërin e tij fitoi “Golden Buzzer”, me të cilin çmim ai u kualifikua direkt për në gjysmëfinale, njofton albinfo.ch.

Amiri me këngën “Make You Feel My Love” nga Bob Dylan “preku” në zemër anëtaren e jurisë, Susanne Kunz. Performanca e tij bindi jurinë, të cilët e votuan katër herë me PO.

E ndërsa Amiri ishte nisur për t’u larguar nga skena, anëtarja e jurisë, Susanne Kunz, në momentet e fundit e thërret Amirin që të presë pak, ndërsa shtyp butonin e “Golden Buzzer” për ta kualifikuar direkt në gjysmëfinale që do të thotë nga të gjithë kandidatët, vetëm pesë e fitojnë këtë çmim.
I befasuar Amiri për këtë, bie në gjunjë duke qarë. Më pas përqafon anëtarët e jurisë.

Amir Ameti është nga Kumanova dhe jeton në St.Gallen të Zvicrës.

Isufi 8 vjeçar, aktor satirik në televizionin zviceran

Çdo të shtunë, në orën 18:45, radio televizioni zviceran RTS transmeton emisionin e suksesshëm “26 minutes”, një emision frankofon javor që trajton aktualitetin shoqëror, duke propozuar lajme fiktive me një ton satirik. I transmetuar që nga 17 janari 2015, emisioni në fjalë është duke korrur gjithnjë e më shumë sukses në Zvicër njofton albinfo.ch.

Përveç ndërhyrjeve të një mysafiri fiktiv, emisioni propozon raporte, intervista, anketa dhe reportazhe fiktive.

Në reportazhin fiktiv të fundit ka marrë pjesë edhe një vogëlush kosovar, Isuf Ismajlaj (8-vjeçar), i cili luan rolin e një fëmije të dashuruar në futboll. Por ja që kësaj radhe nuk është loja e futbollistëve që e tërheq, por loja e korrupsionit dhe intrigat që po zhvillohen në mes të drejtuesve të FIFA-s. Djaloshi interpreton me shumë talent pasionin e personazhit të tij, i cili me fjalët dhe sjelljet e fëmijës trajton një çështje, e cila tashmë ka pushtuar mediat botërore: korrupsioni në gjirin e administratës së FIFA-s.

Për herë të dytë Isufi i është përgjigjur thirrjes të bërë nga organizatorët e emisionit. Djaloshi 8-vjeçar e ka pasion aktrimin dhe përcjell kurse për teatër në Pully (Lozanë) që nga mosha 4-vjeçare. Babai i tij tregon se tani më Isufi është në përgatitje e sipër të shfaqjes së tij të katër në teatër.

 

Belinda Iberhysaj, zëri shqiptar që shkëlqeu në Belgjikë

Belinda Iberhysajt nga Deçani i iu deshën vetëm shtatë sekonda të këndoj në “The Voice Belgium” për të bërë për vete të gjithë anëtarët e  jurisë të cilët prekën butonin dhe kthyen karriget për të parë talenten shqiptare.

Më këngën “Ho Hey” që e kishte përzgjedhur, ajo ka shkëlqyer me performancën e saj saqë ka bërë që publiku të qante duke e përjetuar këngën, por edhe sytë e saj në fund të mbushen më lot.

Të gjithë trajnerët e rrethuan dhe e përkrahën fuqishëm. Në fund pas shumë debateve mes trajnerëve se kush do ta merrte, ajo ka zgjedhur këngëtaren e njohur amerikane që jeton në Belgjikë, Beverly Jo Scott.

Për këtë performancë të shkëlqyeshme në “The Voice” në Belgjikë mbështetje i ka dhënë edhe kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj. Në një postim të tij në “Facebook”, kryetari Selmanaj e ka përgëzuar Belindën duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin e saj.

 

https://www.youtube.com/watch?v=2f0fgJaikKA&feature=youtu.be

Kaçurrelja shqiptare e spektakleve të bukurisë në Zvicër

Filloreta Berisha tashmë është bërë një emër i njohur në Zvicër. Muajin e kaluar ajo në konkursin e bukurisë “Miss Auto Zurich” fitoi dy çmime: përcjellësja e parë e miss-it dhe “Miss Fotogjenia”. Menjëherë pas këtij suksesi, bukuroshes pejane e cila jeton në Sempach të Lucern-it, i ofrohet marrëveshje për të qenë pjesë e reklamës “Mercedes Fans Schweiz”.  Kaçurrelja 20-vjeçare në këtë intervistë të dhënë për albinfo.ch na tregon më shumë për profesionin dhe jetën e saj private.

albinfo.ch: Fitove dy çmime në “Miss Auto Zurich”.  Përcjellësja e parë dhe “Miss Fotogjenia”. Çfarë kanë ndryshuar në jetën tënde këto dy çmime?
Filloreta Berisha: Derisa isha e vogël ëndrra ime ishte që të bëhem miss. Jam shumë e kënaqur për këto dy çmime dhe që ëndrra më është realizuar. Natyrisht se kam pritur edhe më shumë, por besoj që në të ardhmen do të korr suksese të tjera.

Me profesion je kontabiliste. Çfarë bën tjetër jashtë profesionit?
Merrem me sport, fitnes. Ndërsa pjesën tjetër të lirë e kaloj me familje. Po ashtu jam duke studiuar edhe në gjuhën angleze.

Më e rëndësishme për ty tash është të arrish suksese në skenat e spektakleve të bukurisë apo të shkollimit?
Natyrisht që për mua primar është shkollimi, por fatmirësisht po mundohem t’ i bëj suksesshëm të dyja në të njëjtën kohë.

Çfarë roli luan bukuria në jetën tënde?
Bukuria ka rëndësi në jetën e secilit, mirëpo për mua karakteri, morali dhe komunikimi me njerëz e bën një person të bukur. Pa i pasur këto atribute, nuk mund të ketë bukuri të përsosur.

Një femër e cila bëhet e njohur për publikun, a duhet të dalë nga shtëpia pa make – up?
Mendoj se një person publik duhet të ketë kujdes në çdo dalje, sjellje dhe lëvizje që bën, për shkak se përcillet nga masa. Edhe unë nuk dal nga shtëpia pa qenë e kompletuar.

Cili është komplimenti më i mirë që të është bërë ty?
Komplimente kam marrë të shumta, por ato që më bëjnë më së shumti përshtypje janë kur më thonë se jam një person me plot buzëqeshje, me shpirt të pastër dhe e komunikueshme me njerëz të tjerë.

Çfarë pëlqen më së shumti në pamjen dhe trupin tënd dhe çka jo?
Flokët kaçurrele më pëlqejnë më së shumti. (qesh).

A është dikush që ka fituar zemrën tënde?
Jo, askush. Nuk jam e dashuruar.

Si duhet të jetë një mashkull për ty me të cilin do të kishe menduar të ardhmen tënde?
Nuk e kam paramenduar asnjëherë. Dashuria vjen atëherë kur nuk e parashikon.

Për hirë të dashurisë a kishe pranuar të kthehesh për të jetuar në Kosovë?
Sot mund të them jo, por jetës nuk i dihet…

Planet për të ardhmen tënde?
Shkollimi dhe pjesëmarrja në fushat e ndryshme të modelimit dhe spektakleve të bukurisë.

Nuk mjafton vetëm bukuria…
Bukuria ka rëndësi në jetën e secilit, mirëpo për mua karakteri, morali dhe komunikimi me njerëz e bën një person të bukur. Pa i pasur këto atribute, nuk mund të ketë bukuri të përsosur.

Flaka Goranci prezantoi perlat e muzikës shqiptare në Cyrih

  • albinfo.ch

  • © albinfo.ch

  • Foto: Albinfo

  • albinfo.ch

  • © albinfo.ch

  • © albinfo.ch

  • © albinfo.ch

  • © albinfo.ch

  • © albinfo.ch

Pas promovimeve të suksesshme në Austri, Shqipëri dhe Kosovë, radhën e kishte pikërisht qyteti i Zürichut, ku mezosopranoja kosovare kishte zgjedhur për të promovuar CD-në e parë internacionale me këngë shqiptare të albumit “Albanian Flowers”, i cili është realizuar në Vjenë nga kompania e njohur austriake “Gramola Company”.

Përkundër paralajmërimeve që bashkë me të të ishte i tërë ansambli “Dielli”, Flaka ishte e shoqëruar vetëm nga pianisti i ansamblit, Menan Berveniku, mungesë kjo që nuk ia humbi madhështinë këtij koncerti.

Më një publik të zgjedhur, por fatkeqësisht jo të shumtë në numër, në Sallën e Bardhë të Volkshaus në Zürich, Flaka shpalosi perlat e muzikës shqiptare të aranzhuara nga Kushtrim Gashi.

Duke interpretuar këngë nga vise të ndryshme të Shqipërisë apo edhe Kosovës, apo siç u shpreh edhe artistja, duke udhëtuar në vise të ndryshme, bënë që publiku në sallë të mos i kursejë duartrokitjet për atë që po dëgjonte.

E lindur dhe e rritur në Gjakovë, e duke qenë se kishte parë edhe tmerret e luftës gjatë vitit 1998-1999, këto ngjarje pa dyshim se ishin pjesë e albumit “Albanian Flowers”.

Me këngën “Ma fal atë buzëqeshje”, e që mezosopranoja Goranci e këndoi pa përcjellje, apo, siç tha ajo, bëri një Lamento-vajtim, e përkujtoi këngëtarin e ndjerë gjakovar të kësaj kënge të njohur, Esat Bicurri, i cili ishte viktimë e kësaj lufte.

Meqë kompania “Gramola”, e cila ka bërë prodhimin e CD-së, është një kompani mjaft prestigjioze në Austri, ka bërë që albumi i Flakës të jetë online në faqet më të njohura ndërkombëtare, si ato Amazon, ITunes, Spotify, Naxos etj.

Flaka me këtë rast ka theksuar se është shumë e kënaqur me kërkesat që ka për këtë album, sidomos nga publiku joshqiptar. Qëllimi ka qenë që të nxisim kureshtjen e publikut të huaj ndaj muzikës shqiptare.

Ansambli “Dielli” përbëhen nga 4 anëtarë: Flaka Goranci-mezosoprane, Menan Bërveniku – piano, Adela Frasineanu – violinë dhe Edison Pashko – violinçelë.

Po kush është Flaka Goranci?

E lindur në Kosovë, që në moshën 7-vjeçare fillon mësimet për piano në Gjakovë. Më 2004 fillon studimet në Akademinë shqiptare të Muzikës në Tiranë, ku mësoi për këndimin në klasën e Prof. Suzana Frashërit. Ndër përvojat e saj më të mira ishte ajo kur më 2008, si student ajo debuton në Operan shtetërore shqiptare me rolin e Rosina-s në “Berberin nga Sevilla”.

Pas diplomimit më 2008, ajo bëhet fituese e bursës nga “Buchmann-Mehta School of Music” në Tel Aviv, Izrael, për të vazhduar studimet e Masterit te Prof. Tamar Rachum. Në Izrael Flaka ka pasur disa paraqitje mjaft të shkëlqyera. Ndër të tjera, ajo ka punuar edhe me dirigjentë të njohur, si Nicolaus Harnoncourt, Manfred Mayrhofer, Vittorio Parisi, Ze’ev Dorman, Yishai Steckler, Zhani Ciko, Leonardo Quadrini, Xu Yi-An, Aleksander Lekovski-Lekaj, Rafet Rudi, Desar Sulejmani.

Pos tjerash Flaka ka performuar në shumë recitale dhe koncerte në shtete të shumta, si: Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Izrael, Britani të Madhe, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë.

 

Flaka Goranci më 6 dhjetor promovon në Cyrih “Albanian Flowers”

Pas promovimeve të suksesshme në Austri, Shqipëri dhe Kosovë, mezzosoprania shqiptare, Flaka Goranci, bashkë me ansamblin “Dielli” udhëton nga Vjena për në Cyrih për të promovuar CD-në e parë internacionale me këngë shqiptare të albumit “Albanian Flowers”, i cili është realizuar në Vjenë nga kompania e njohur austriake “Gramola Company”. Në një intervistë për albinfo.ch, Goranci tregon për suksesin e albumit dhe për përgatitjen e promovimit që do të mbahet më 6 dhjetor në Volkshaus “Weisser Saal” në Cyrih.

“Albanian Flowers” pati një rrugëtim të shkëlqyeshëm të promovimit, duke u nisur nga Vjena, për t’u promovuar pastaj në trevat shqiptare, si në Tiranë, Prishtinë dhe Gjakovë. Sa je e kënaqur me promovimin e deritashëm?

Të gjitha këto janë qytete të cilat kanë mundësuar realizimin e kësaj CD-je me mbështetjen e tyre institucionale, si: Ministria e Jashtme e Austrisë, Ambasada e Austrisë në Kosovë, Ministritë e Kulturës në Kosovë dhe Shqipëri, Ministria e Diasporës, Komunat e Prishtinës dhe Gjakovës, e të tjera.
Jam më se e kënaqur me secilin promovim! Është kënaqësi kur një punë e gjatë vlerësohet dhe çmohet pikërisht për vlerat që sjell!

Më 6 dhjetor do të keni edhe promovimin në Zvicër, i cili do të jetë edhe i fundit i këtij turni tuaj. Si po ecën organizimi rreth këtij promovimi dhe çfarë prisni nga kjo mbrëmje?

Presim publik artdashës, publik i cili është i etur për muzikë të bukur shqiptare! Po ashtu presim të kemi edhe publikun e huaj, si atë zviceran e kombësi të tjera, të cilët do të kenë rastin të marrin më të mirën nga muzika jonë shqiptare, duke i kuptuar vlerat e vërteta të kulturës sonë.

albinfo.ch: Muzika komerciale është ajo që po publikohet dhe po i jepet hapësire me shumë në media dhe në koncerte. Ju sa e kishit të vështirë për të mbushur sallat në promovimet tuaja?

Flaka Goranci: Muzika komerciale te ne nuk mban koncerte, është thjesht muzikë që luhet nëpër lokale! Problem për të mbushur sallat nuk është për muzikën klasike, duke ditur që nuk kemi salla të mëdha po ashtu! E vërteta është që publiku shpesh herë arrin të imponojë programet e mediave tona, duke dashur të theksoj që mediat tona nuk duhen harruar që kemi po ashtu audiencë mjaft të madhe, e cila është e etur për muzikë të mirë!

albinfo.ch:Albumi i juaj tashmë është në shitje edhe nëpër faqet e njohura muzikore nëpër botë. Sa janë kërkesat e të huajve për të pasur albumin tuaj?

Flaka Goranci:Meqë kompania “Gramola” është një kompani mjaft prestigjioze në Austri, kemi arritur edhe albumin ta kemi online në faqet më të njohura internacionale, si ato Amazon, ITunes, Spotify, Naxos etj. Jam shumë e kënaqur me kërkesat që ka për këtë album, sidomos nga publiku joshqiptar. Qëllimi ka qenë që të nxisim kureshtjen e publikut të huaj ndaj muzikës shqiptare. Them që ia kemi arritur dhe po e arrijmë qëllimin.

albinfo.ch:Si profesioniste e muzikës, cili është mendimi juaj rreth kultivimit të muzikës në trevat shqiptare dhe në diasporë?

Flaka Goranci:Fatkeqësia është që kemi një numër të madh të popullsisë, e cila pëlqen ose po edukohet me llojin e muzikës, e cila i servohet shoqërisë sonë viteve të fundit. Mendoj që duke e ngritur vetëdijesimin e shoqërisë tonë do të arrijmë të zvogëlojmë dukshëm kërkesat për këtë lloj niveli muzikor që flet shumë për një popull.

albinfo.ch:Ju keni angazhime edhe ne Austri, aty ku jetoni dhe veproni. Cilat do të jenë angazhimet tuaja përveç promovimit të albumit?

Flaka Goranci:Unë jam prezent në Austri gjatë gjithë kohës në koncertet e ndryshme dhe shfaqjet operistike, e po ashtu jo vetëm në Austri, por edhe në shtetet e tjera të Evropës.

Donika Krasniqi kthehet nga India

Bukuroshja shqiptare, Donika Krasniqi, është rikthyer këto ditë nga India sërish në Zvicër, ndërsa për albinfo.ch tregon përvojën e saj dhe angazhimet në fushën e modës.

Modelistja shqiptare e cila jeton në Zvicër, Donika Krasniqi, është bërë emër i kërkuar nga kompanitë e njohura të botës. Për gjatë tre muajve ajo ka qëndruar në Indi dhe ka reklamuar për revista të njohura dhe kreatorë me famë botërore. Bukuroshja shqiptare është rikthyer këto ditë sërish në Zvicër, ndërsa për albinfo.ch tregon përvojën e saj dhe angazhimet në fushën e modës në Indi.

“India ka një kulturë të veçantë dhe për këtë u binda sapo arrita atje. Ishte një përvojë e bukur për mua”, thotë 21-vjeçarja, e cila banon në kantonin Neuchâtel. Në Indi Donika ka pasur fatin të punojë për kreatorë dhe firma të ndryshme, si: Falguni & Shane, kreatori i Lady Gaga, veshjet e të cilit ajo i reklamoi në magazinën “Vogue India”. Gjithashtu ka reklamuar edhe për disa firma për bizhuteri dhe rroba të luksit.

Vitin e kaluar Donika për pak nuk arriti të hyjë në finalen e “Miss Zvicra 2014”, por atë nuk mundi ta ndalojë askush që të “pushtojë” botën si modeliste. “Ishte një eksperiencë e mirë për mua, por ajo kohë tashmë është e kaluar. Si modeliste jam duke shijuar mundësi edhe më interesante. Ëndrra ime është realizuar, prandaj jam duke e shijuar çdo ditë”, thotë ajo.

Bukuroshja Krasniqi përveç kompanive në Indi, ajo muaj më parë kishte arritur kontrata edhe më shumë firma të ndryshme në Paris, ndërsa po ashtu ishte protagonistja kryesore e videoklipit “Shadows” të këngëtarit Sebalter. Por, Donika së shpejti do na shfaqet edhe më një klip tjetër të ri. “Për realizimin e këtij klipi jam kontaktuar nga Dj Remady & Manu L. Klipi është realizuar në një vilë të bukur në maje të Lucernit dhe do të publikohet vitin e ardhshëm në disa kanale televizive”.

Për Donikën modelet e preferuara janë ato natyrale, siç është Baraba Palvin, ndërsa thotë se edhe pse e do shumë Kosovën dhe e viziton sa herë që ka mundësi, asnjëherë nuk është kontaktuar nga ndonjë kompani apo edhe spektakël bukurie në Kosovë.

Donika shprehet se në dy muajt e ardhshëm do të qëndrojë në Zvicër, e pastaj do të udhëtojë sërish për vende të tjera, si në Abu Dhabi, Cape Town, Singapoe, ku do të jetë e angazhuar deri në fund të pranverës, pastaj do të rikthehet në Evropë për të reklamuar në Paris, Milano dhe Londër.

A.Gj.

Anita Latifi, me klip të ri dhe buzë të reja

Anita Latifi ishte pjesë e edicionit të 11-të të shou programit “DSDS”. Gjatë paraqitjeve të saj ajo tregoi se kishte talent për muzikë. Megjithatë, jo për shkak të zërit të saj, por më shumë për shkak të disa problemeve që kishte me kandidatët e tjerë, e sidomos për një video skandal që iu zbulua, asaj iu ndërpre ëndrra për të fituar atë garë muzikore.

Por, për dallim prej kandidatëve të tjerë të atij edicioni, këngëtarja shqiptare që jeton në Gjermani vazhdon të mbetet në skenën muzikore. Ajo ka mijëra fansa besnikë që përcjellin në rrjetet e saj sociale.

anita-latifi-single

Anita këto ditë është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor gjerman. Sapo ka promovuar videoklipin e ri të këngës “Tanz mit mir” (Vallëzo më mua). Në këtë klip Latifi shfaqet me një stil të ri flokësh, por edhe me një zbukurim në buzët e saja.

Ndryshe nga shumë këngëtare që mohojnë ndërhyrjet në buzë, Anita e ka pranuar, madje ndjehet edhe shumë e lumtur për këtë veprim. “Thjesht, jam shumë e lumtur me formën e buzëve të mia. Nuk jam penduar për këtë vendim që kam marrë dhe ua kisha preferuar edhe të tjerëve”, shkruan revista gjermane bravo.de, përcjell albinfo.ch.

 

 

Hedi Lushtaku bëhet pjesë e agjencisë “Option Model”

Modelistja shqiptare që jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku, ka firmosur edhe një kontratë të re me agjencinë më të madhe zvicerane të modës “Option Model”.

“Ne jemi krenarë që po prezantojmë modelisten tonë të re, Heidi Lushtaku”, shkruan në portalin e agjencisë zvicerane “Option Model Swiss”.

Shqiptaro-zvicerania  ka bërë të ditur për albinfo.ch se ka lidhur një kontratë edhe me “Nespresso”, por reklama me këtë kompani të njohur do të publikohet pas dy javësh.

Me këto të fundit ajo ka bërë 10 kontrata disavjeçare, si imazh i firmave të njohura.

Heidi është  bërë deri tani imazh i “Clinic Lemanic”, produkteve kozmetike, La Vallee, Laurent Membrez, Hera, Swiss Training, Bhi Coiffur, Mira Esthetique, PKZ.

Fatime Sulejmani këshillon refugjatët në 7 gjuhë të huaja

Në qytetin Marl të Gjermanisë refugjatët duhet të ndjehen të qetë. Qyteti ka vendosur të marrë një kujdestare të veçantë për refugjatët e këtij vendi. Fatime Sulejmani në vitet e 90-ta ishte vet e shpërngulur nga Kosova për në Gjermani. Para se gjithash, Fatimja flet shtatë gjuhë të huaja. Kryetari i qytetit, Werner Arndt shpreson që ndihma e saj do të jetë e madhe dhe bashkëpunuese.
Këshilltarja e refugjatëve kohëve të fundit kishte punuar për shërbimin social të grave katolike dhe gjithashtu për refugjatët në Recklinghausen, Dorsten, Castrop – Rauxel dhe bënte pritjen e refugjatëve në sallën e sporteve “Rundsporthalle” në Marl.

Fatime Sulejmani (50 vjeçare), e lindur në pjesën shqiptare të Maqedonisë, përveç gjuhës shqipe dhe maqedonishte, gjithashtu flet edhe serbokroatisht, gjuhën boshnjake, turke, gjermane, angleze e po ashtu ka njohuri të mira edhe në gjuhën bullgare, raporton lokalkompass.de, transmeton “albinfo.ch”.

Për vendin e ri të punës ajo ka pasur mbështetjen e madhe sidomos nga koordinatori për refugjatë, Thomas Freck. Detyrat e saj përfshijnë në veçanti kujdesin profesional të refugjatëve dhe familjeve të refugjatëve në strehimoret e qytetit si dhe për zhvendosjen e tyre në banesat private.

Si kujdestare e re e refugjatëve Fatime Sulejmani fillimisht dëshiron të “ndërtojë ura bashkëpunimi”. “E rëndësishme është që refugjatët sa më shpejt të njihem me banimin e ri dhe kushtet e jetesës dhe të marrin përgjegjësitë e tyre”, thotë Fatimja.

Në ndërtimin e besimit mes saj dhe refugjatëve ndihmë të madhe Fatime Sulejmanit nuk i ka dhënë vetëm njohja e gjuhëve të huaja, por edhe biografia e saj. Ajo në vitin 1992 së bashku me familjen e saj në kushte dramatike kishin braktisur vendin e tyre duke u shpërngulur nga Kosova për në Gjermani. Ajo kishte punuar në Kiel, Oldenburg dhe Konstanz ndërsa përfundimisht në rrethin e Recklinghausen kishte gjetur shtëpinë e saj të re.

“Refugjatët janë shumë falënderues për çdo ndihmë që e marrin këtu”, thotë Fatime Sulejmani nga përvoja e saj personale, përcjell “albinfo.ch”.

Se sa mirënjohës janë njerëzit të cilët për shkak të luftës, dhunës apo tmerreve të tjera detyrohen të lëshojnë shtëpitë e tyre, Fatimja e ka përjetuar personalisht. Kështu për shembull një çift refugjatësh kishte ftuar zonjën Fatime Sulejmani që të ishte e pranishme në lindjen e vajzës së tyre. Ata kishin kërkuar nga jo që t`ua propozojë edhe një emër. Fatime Sulejmani kishte vendosur për emrin Anela që në përkthim do të thoshte “më përqafo”.

Albana Agaj dhe Jeton Neziraj sjellin Kosovën në teatrin zviceran

  • Pamje e parë nga provat e shfaqjes "Kosovo for dummies"

  • Jeton Neziraj

Aktorja dhe producentja e re me rrënjë shqiptare nga Kosova, Albana Agaj tregon për albinfo.ch rreth shfaqjes “Kosovo for Dummies”, rreth asaj se si ka lindur ideja e bashkëpunimit me autorin Jeton Neziraj në një projekt zviceran-kosovar dhe si po shkojnë punët drejt vënies së shfaqjes në skenë. Albana po ashtu flet për karrierën e saj të deritashme teatrore, për preokupimet artistike, lidhjet me Kosovën, Prishtinën e saj etj.

Albana Agaj është aktore e diplomuar e teatrit, e cila prej disa vitesh krijon artin e saj në teatro të ndryshme në Zvicër në Gjermani, Austri e gjetiu. Ka afër dy vjet që drejton edhe një trupë teatrore që mban emrin “forever productions” (foreverproductions.ch).

E lindur në vitin 1982 në Prishtinë dhe e ardhur në Zvicër me familjen në moshën 11 vjeçare, Albana në vitin 2007 ka mbaruar studimet për aktrim në Shkollën e Lartë të arteve në Bernë. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ajo është angazhuar si aktore në teatrin “Theater an der Ruhr” (Mühlheim, Gjermani).

Para dhe pas kësaj ka luajtur me sukses një numër shfaqjesh në disa projekte teatrore në Vjenë, Bernë, Munih, etj. Madje në vitin 2006 ajo ka marrë çmimin e parë “Max-Reinhardt dhe çmimin e publikut në takimet e studentëve gjermanishtfolës të aktrimit. Ndërsa në periudhën si aktore në “Theater an der Ruhr”, ajo ka pasur angazhim të rregullt dhe në role të rëndësishme në shumë shfaqje të inskenuara në këtë teatër. Bëhet fjalë për dramat si “Vdekja e Dantonit”, të autorit Georg Büchner, ”Babai” i August Strindberg, “Dona Rosita ose gjuhët e luleve” të Frederico Garcia Lorca, etj.

Një angazhim që Albana e ka shumë për zemër ka qenë ai në teatrin e madh “Schauspielhaus Wien” të Vjenës, pasi që për të dhe për shumë aktorë, Vjena mbetet qytet i teatrit dhe i aktorëve.

Albana Agaj 398-491x-MF-Albana Agaj-72 dpi FV

Sfida e krijimit dhe udhëheqjes së një teatri

Një angazhim kaq i ngjeshur teatror i ka sjellë doemos kënaqësitë e veta. Por vjen një moment kur Albana dëshiron të provojë veten në një sfidë të re, në udhëheqjen e një produksioni teatror.

Në vitin 2013 ajo ka themeluar trupën teatrore “Forever Productions”, një shfaqje e së cilës “Verrate wenn du küsst” “Trego kë po e puth” në shkurt të vitit 2014 ka pasur premierën e parë në teatrin “Schlachthaus Bern” (www.schlachthaus.ch). Ndërsa motivin që e ka shtyrë për të realizuar këtë projekt ajo e shpjegon kështu: “Si kosovare dhe zvicerane, unë përmes profesionit tim si aktore kam pasur shansin e madh të punoj me dallimet kulturore. Që kësaj nevoje t`i jap më shumë zë, në vitin 2013 kam krijuar trupën teatrore “forever productions”. Kjo trupë e konsideron veten si një sizmograf të fenomeneve dhe konflikteve kulturore. Detyrën tone e shohim në nxitjen, promovimin e një dialogu ndërkulturor. Ne duam te provokojmë të iluminojmë, t`i vëmë në pikëpyetje dhe t`i flakim klishetë, të depërtojmë në frikën që kemi në kokat tona dhe përmes teatrit dhe artit të bëhemi një altoparlant për të gjithë ata që në konfliktin në mes të kulturave nuk e kane më zërin e tyre”.

Për shtator të këtij viti ajo planifikon shfaqjen e dytë, atë “Kosovo for Dummies”, po ashtu si prodhim i “forever productions” dhe përsëri në teatrin “Schlachthaus Bern”. Por, rrethanat e lindjes së kësaj shfaqjeje janë mjaft interesante.

jeton

Si lindi bashkëpunimi me Jeton Nezirajn

“Realizimi i dëshirës që e kisha prej kohësh për të kontaktuar edhe artistikisht me vendlindjen time u mundësua nga Maike Lex, drejtore e teatrit “Schlachthaus Bern”. Unë dëshiroja të realizoja një koproduksion me Prishtinën, qytetin tim të zemrës e të mallit dhe Maike Lex ma tërhoqi vëmendjen për autorin Jeton Neziraj”, rrëfen Albana për “sebepin” e realizimit të shfaqjes. “Lindi kështu një interesim reciprok dhe ne pastaj e porositëm Jetonin që të shkruante një pjesë teatrore për ne. Tash ka kaluar një vit dhe pjesa “Kosovo for Dummies” – që mund të përkthehet si “Kosova për budallenj” (ose për “axhaminj”, laikë) është botuar nga shtëpia botuese S.Fischer ndërsa provat teatrore kanë filluar më 3 gusht. Më 10 shtator , projekti ynë i dytë, pra “Kosovo for Dummies” do të ketë premierën e vet në teatrin “Schlachthaus Bern” që është edhe dramatizimi i parë i kësaj drame”, tregon për albinfo.ch aktorja dhe producentja e këtij projekti, Albana Agaj.

Teatri si vokacion jetësor

“Teatri ka qenë gjithmonë vokacioni im. Atij i kam falur shumë orë nga jeta ime. Unë për teatrin kam një koncept që në një mënyrë është personal dhe i përçudshëm, thotë Albana. Ndërsa mishërimin e saj me teatrin ajo më së miri e shpjegon me fjalët e Lorca-s: “Teatri është poezi që del nga libri dhe bëhet njerëzore, duke folur dhe klithur, duke qarë dhe duke u dëshpëruar. Teatri ka nevojë për krijesa në skenë që bartin një petk poetik dhe njëkohësisht zbulojnë eshtrat dhe gjakun e tyre. Ata duhet që në mënyrë kaq njerëzore dhe tragjikisht të tmerrshme të lidhen për jetën dhe realitetin, aq sa të tregojnë tradhtinë e tyre, që të perceptohet aroma e tyre dhe që përmes buzëve t`u dalë e gjithë forca e fjalëve të tyre për dashurinë ose për neveritjen”.

“Ndërkohë gjithnjë e më tepër jam duke u orientuar nga regjia, pasi që në një të ardhme synoj të krijoj një teatër timin. Jo tash shpejt, sigurisht, sepse që më duhet të akumuloj edhe më tutje përvojë si aktore teatri”, shprehet për albinfo.ch Albana Agaj.

Albana - 5

Me teatër, kundër shtypjes

Ajo thotë se kontakti i saj i parë me teatrin ka qenë teatri politik gjegjësisht vënia në pikëpyetje e regjimit serb dhe sulmi ndaj tij. “Teatri ishte gjuha jonë, me të cilën ne mbroheshim dhe luftonim kundër shtypjes së popullit tonë. Përmes teatrit ne e fitonim një zë që dëgjohej. Unë e kam lëshuar atdheun tim dhe me vete kam marrë idenë se çfarë mund të bëjë teatri dhe arsyen përse unë dua të punoj për teatër”, shpalos më tutje Agaj atë që e lidh tashmë një jetë të tërë me teatrin.

dummis

Kosovo for Dummies: Komedi zvicerane me rinoqerontë

Në döner-kebapin “Ali baba me 40 cuba” Antigona nga Kosova, që sapo ka mbërritur në Zvicër, takohet me Salalin, pronarin mysliman të döner-kebapit dhe zotin Schmidt, një burrë i ndershëm zviceran që dëshiron të shkruajë një guidë turistike me titull “Kosova për budallenj”.

Antigonës i pëlqen Zvicra prandaj ajo dëshiron të rrijë atje me çdo kusht. Nga të gjitha certifikatat e shumta që ka sjellë me vete kur ka ardhur, asaj i mungon vetëm njëra: certifikata që dëshmon se ajo nuk është një rinoqeront. Zoti Hartmann, një zyrtar shteti kokëfortë (që e ka të zhvilluar shqisën e shtatë, atë të nuhatjes) i jep 10 ditë kohë që ta sjellë atë certifikatë, në të kundërtën ajo duhet ta lëshojë Zvicrën.

Në këtë histori të çuditshme, përzihet edhe një zonjë plakë ekscentrike dhe qeni i saj Benjamini. Kjo zonjë është si krejt plakat zvicerane, që kanë nga një qen dhe nga rreth 4 milion franga në xhirollogari. Së paku, kështu i mendon autori plakat zvicerane.

“Kosovo für dummies” është një komedi e realizmit magjik, që në mënyrë groteske e sureale shtjellon një histori të vogël të një vajze me emrin Antigona, e cila dëshiron të fluturoj bashkë me ëndrrat e saj. Me këtë rast, duhet të tregojmë se në këtë komedi, nuk derdhet as një pikë gjak, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike. Madje-madje, nuk do të eksplodojë as edhe ndonjë bombë, pavarësisht se njëri nga personazhet e shfaqjes është mysliman. E di, ju duket e pabesueshme.

Drama ka fund të lumtur. Dhe ne e dimë që kjo gjë mund t’ju irritojë, por duhet t’ju tregojmë megjithatë: në fund të komedisë, Antigonës i lejohet qëndrimi në Zvicër. Ia lejon z. Hartmann zemërziu e zemërmiri.

Autori ju falënderon për vëmendjen dhe në të njëjtën kohë, ju bën me dije se, nëse shfaqja nuk ju pëlqen (nëse e urreni), ai është i gatshëm ta rishkruaj nga fillimi.

Orari i shfaqjeve

Shfaqja “Kosovo for dummies” jepet si premierë më 10 shtator në teatrin “Schlachthaus Bern” në Bernë. Reprizat e saj do te jepen më 12,13, 14, 15, 16, 17 dhe 18 shtator.
Një numër shfaqjesh të kësaj drame do të jepen vitin e ardhshëm edhe në tre teatro tjerë të Zvicrës. Kështu, në Teatrin “Winkelwiese” të Cyrihut ajo do të jepet katër herë, nga 17 deri më 20 mars. Në teatrin “Kleintheater” në Lucern më 19, 21 dhe 22 tetor 2016 dhe në “Theater Tuchlaube” në Aarau do të jepen dy shfaqje në vjeshtën e vitit 2016.

Shfaqja po ashtu do të jepet edhe në Tiranë (Albanian Dance Meeting Tirana) e në Prishtinë (Qendra Multimedia, Pristina) gjatë pranverës 2016 ndërsa në Shkup (Children’s Theater Center, Skopje) në vjeshtën e po atij viti.

Po ashtu, planifikohet që shfaqja të jepet edhe në qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe te Austrisë.

Shënime për shfaqjen
Regjia: Johannes Mager
Aktrojnë: Albana Agaj, Gunther Kaindl, Nadim Jarrar, Robert Baranovski, Ursula Stäubli
Muzika: Maurice Könz
Skenografia: Hugo Ryser/ Manuel Schüpfer
Movement: Emilia Guidicelli
Produktionsleitung: Annette von Goumoëns
Produktion: forever productions “foreverproductions.ch”
Ko-Produktion: Schlachthaus Theater Bern, Theater Winkelwiese Zürich, Kleintheater Luzern

Miss Gjermania 2015 prezanton kreacionet e Flora Suldashit

 

Kreatorja Flora Suldashi ka prezantuar kreacionet e saj “Flora S” në Javën e modës në Berlin.

Java e modës në Berlin të Gjermanisë është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në fushën e modës. Panorama Messe Berlin hapi dyert e saj për të gjithë afaristet e këtij biznesi, firmat prestigjioze dhe dizajnerë të ndryshëm për të prezantuar produktet e tyre.
Gjatë kësaj Jave të modës me kreacionet “Flora S” është prezantuar edhe kreatorja shqiptare e njohur në Gjermani, Flora Suldashi.
Për dy ditë radhazi, më 8 dhe 9 korrik, ajo ka prezantuar kreacionet e saj në klubin e njohur “Felix” të Hotel “Adlon” si dhe në arenën prestigjioze “Merzedes Benz Fashion”.

Për të prezantuar kreacionet e saj, Flora kishte përzgjedhur 20 bukuroshet e Miss Gjermania 2015, në mesin e tyre edhe vetë “Miss Gjermania 2015”, Olga Hoffman.

“Në të dy mbrëmjet kreacionet e mia u prezantuan nga bukuroshet e “Miss Gjermania 2015” si dhe nga vetë missi Olga Hoffman”, thotë kreatorja Suldashi për albinfo.ch.

Sfilatat ishin mbresëlënëse, të cilat u përcollën me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë. Në sfilatën e cila u mbajt në klubin “Fenix”, në fund të prezantimit të koleksioneve, ajo ftohet të bëjë një parakalim në skenë, ku në mënyrë modeste përshëndet të pranishmit në sallë.

“Nata e “Merzedes Benz Fashion” ishte vërtet magjike. Olga, “Miss Gjermania 2015”, defiloi e para në skenë, duke prezantuar një fustan unikat në formë sirene me ngjyrë trëndafili dhe duke mbajtur në kokë një Diademe, kreacion i dizajnerit Harald Glockler”, shprehet ajo për albinfo.ch.

Java e modës në Gjermani supozohet se është përcjellë nga mbi 50 mijë njerëz nga Gjermania dhe shteteve të ndryshme evropiane e botërore. Po ashtu vëmendje të veçantë i kanë kushtuar edhe mediet me renome në Gjermani. “Ka pasur vëmendje të veçantë të medieve, sidomos për kreacionet e mia, ku kanë raportuar, RTL Nord, gazeta gjermane “Bild” si dhe po ashtu edhe televizioni “TV Diaspora””, pohoi Flora.

Pas këtij prezantimi të suksesshëm në Berlin, Florës i janë hapur të gjitha dyert në fushën e modës për të pushtuar tregun gjerman dhe më gjerë.
Muaj më parë Flora Suldashi ishte kreatore e të gjitha veshjeve për vajzat pjesëmarrëse në garën e bukurisë “Miss Germany 2015”.

Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore


Është e lindur në Zvicër, por në zemër e ka Kosovën. Liridona Uka nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Me modelim ajo merret që prej moshës 16-vjeçare. Pos sfilatave të shumta, ajo ka arritur t’ua rrëmbejë çmimin e parë vajzave të Dukagjinit, duke fituar në spektaklin “Top model Dukagjini 2009”. Po ashtu Liridona është zgjedhur edhe “Miss Zvicra – Shqiptare” në një spektakël të organizuar nga bashkatdhetarët tanë këtu. Ka marrë pjesë edhe në videoklipin e këngëtarit Edi Gjakova, kurse prej kohësh është modele e agjencisë “Bora Balaj Fashion”, e njohur për kreacionet e saj për veshje kombëtare dhe fustane solemne.Sukseset e shumta në fushën e modelimit dhe spektakleve të bukurisë e kanë bërë 23-vjeçaren Liridona Uka të zgjedhet si bukuroshja më e denjë për të përfaqësuar Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss First Beuty World 2014” në Kore. Ajo ka disa ditë që është duke qëndruar atje dhe duke u përgatitur për finalen e madhe që do të mbahet më 9 dhjetor të këtij viti. Për albinfo.ch Liridona na tregon për çastet që është duke i kaluar atje. “Ftesa për të përfaqësuar Kosovën më ka ardhur nga drejtori nacional i Kosovës, Shpejtim Zejneli. E pranova me shumë gëzim dhe ndihem krenare që kam fatin të përfaqësoj shtetin tonë, Kosovën”, shprehet ajo me krenari. Uka, gjatë ditëve sa është në Kore, së bashku më vajza të tjera kanë vizituar vende të ndryshme. Sipas saj, konkurrenca është shumë e madhe, por si shqiptare që është, nuk e ka ndërmend të dorëzohet. “Jemi 23-vajza dhe po kalojmë  mirë së bashku. Unë jam në një dhomë me përfaqësuesen nga Filipinet, e cila e njeh paksa gjermanishten dhe po kuptohemi shumë mirë me njëra-tjetrën. Ka filluar t‘i mësojë edhe disa fjalë shqip. Konkurrenca është e madh, por si shqiptare që jam, nuk do të dorëzohem”, tregoi ajo për albinfo.ch.

Gjatë paraqitjes së saj në finale, ajo do të sfilojë me veshje kombëtare të dizajnuara nga Bora Balaj. Ndërkohë, me vete ka marrë edhe flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar. “Në mes të flamurit është Shqiponja, kokën lart e shumë krenar, t’i themi botës se jemi shqiptarë”, theksoi ajo për të vazhduar tutje. “Sa herë që e shoh flamurin kombëtar, kam një ndenjë të veçantë, prandaj kudo që shkoj atë e marr me vete”, u shpreh ajo.

Liridona Uka është shumë ambicioze për të fituar garën në këtë spektakël, ndërsa pas këtij spektakli ajo pret një ofertë për të reklamuar në Brazil. Përveç angazhimeve me modelim, Dona punon për dyqane të veshjeve të firmave më të shtrenjta në botë, ndërkohë i ndihmon edhe babait të saj në menaxhimin e picerisë “Romantika” në Klingnau të Zvicrës.

 

Arben Gjinaj

 

 

Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande”

Nrecë Kabashi  ka zënë vendin e tretë në spektaklin “Miss & Mister Romande 2015”, spektakël ky që organizohet vetëm për kantonet frankofone (Romandi). Manifestimi i cili është mbajtur në Gjeneve ka shpërblyer me një çmim djaloshin shqiptar nga komuna e Pejës.

“Gara ka qenë e shumë e madhe. Në fillim kanë qenë 400 kandidatë, më pastaj është bërë seleksionimi për finale, kurse unë arrita të fitoj vendin e tretë. Ishte një kënaqësi për mua dhe asnjëherë nuk e kisha menduar se do të arrij këtë sukses”, ka theksuar për albinfo.ch 23 vjeçari që jeton në Gjenevë të Zvicrës.

Tutje, ai ka deklaruar se këtë çmim ia dedikon nënës së tij të sëmurë. “Për mua ky titull është një fitore kundër jetës. Me familje kemi jetuar në Kosovë deri në kohën e luftës, pastaj babai na ka rregulluar dokumentacionet dhe na ka sjellë këtu në Gjenevë. Tash pesë vite nëna ime vuan nga një sëmundje dhe është në dializë, andaj dua që ky çmim dhe kjo fitore t`i dedikohet plotësisht asaj”, është shprehur Kabashi.
Nreca, i cili punon në logjistikë në një postë në Gjenevë, dëshiron që në të ardhmen të punojë si model në Paris, por nuk i refuzon as pjesëmarrjet në reklama apo konkurse të bukurisë në Kosovë.

“Me shumë qejf do ta kisha pranuar edhe ndonjë ofertë në Kosovë. Është vendi im, aty jam i lindur”, shton ai.

Fitues të këtij spektakli u zgjodhën Julie Aubry dhe Mattia Tondo, ndërsa duhet theksuar se kurorën e Miss-it e dhuroi shqiptarja Sindi Arifi e cila ishte kurorëzuar dhe mbante për një vit titullin “Miss Suisse Romande 2014” .
A.Gj.

Nrecë Kabashi1