Lajme
Winterthur: I kthehet kuleta e vjedhur pas 31 vjetësh
Policia në qytetin zviceran të Winterthur i ka kthyer një kuletw pronares, tre dekada pasi u vodh
Kuleta u zbulua në një bosht të ventilimit nga punëtorët që kryen punime përmirësimi në një garazh parkimi në qytet, njoftojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa nuk përmbante para, çanta e vjedhur përmbante artikuj, përfshirë karta krediti dhe dy bileta autobusi falas, të cilat skaduan në fund të marsit 1988.
Punëtorët në garazhin e parkimit dorëzuan çantën në polici, që shpejt identifikoi pronaren, tani 56 vjeçe, përcjell tutje albinfo.ch.
Kuleta ishte vjedhur në vitin 1988, kur gruaja ishte vetëm 24 vjeç. Ajo tha se, të shohësh përsëri çantën ishte një udhëtim nëpër kohë. Kishte madje një foto të burrit, me të cilin ajo është martuar edhe sot e kësaj dite.
Gestohlenes Portemonnaie nach 31 Jahren gefunden
In einem Lüftungsschacht fanden wir ein Portemonnaie. Die Abklärungen ergaben, dass es im Jahr 1988 einer Frau entwendet worden war. Die Brieftasche konnte der inzwischen 56-jährigen Besitzerin zurückgegeben werden. ^wi pic.twitter.com/YxCs392ClP
— Stapo Winterthur (@StapoWinterthur) September 17, 2019
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri












