Zhvillim
Zvicerani Willy Knecht i bën dy shkolla të Kaçanikut me ngrohje qendrore
Motoja e Ueli Knecht-it nga Bönigeni i Bernës është: Ndihmë e drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes. Duke ndjekur këtë moto, polici i pensionuar ia ka dalë që së fundi të instalojë në dy shkolla të fshatrave malore të Kaçanikut, ngrohjen qendrore
“Në vitin 1999, ish polici kishte qenë në Kosovë dy herë me ekipin e vet për hetimin e krimeve të luftës, gjegjësisht për identfikimin e viktimave të luftës. Me rastin e vizitave të kryera profesionale ai kishte parë se çfarë varfërie mbizotëronte në vendin e goditur nga lufta dhe kishte vendosur menjëherë të vepronte”, shkruan gazeta berner Zeitung.
“Qysh atëherë unë angazhohem bashkë me miku tim, Nezirin (Lokun) për të ofruar ndihma të drejtpërdrejta efektive dhe të përcaktuara në mënyrë precize në vend», thotë Knecht, transmeton albinfo.ch
Nën moton e tij «të ofrosh ndihmë në vendin konkret dhe pa administratë», është ndërtuar një shtëpi për një familje në një fshat malor që jetonte në kushte të varfërisë ekstreme dhe që kishte tre fëmijë të paralizuar si pasojë e një defekti në gjene. Krahas kësaj, për fëmijët janë blerë edhe karroca invaliditeti.
Ndërsa për dy shkolla është siguruar material mësimor dhe në një shkollë tjetër, në njërën prej atyre ku mësonin edhe fëmijët e paralizuar, ai, në shkurtin e këtij viti ka instaluar ngrohjen qendrore, transmeton albinfo.ch.
«Prej atëherë, 80 fëmijë nuk ngrijnë më në klasat e shkollës së tyre», bën Willy Knecht bilancin. Ndërkohë ka katër javë që edhe në dy shkolla tjera janë instaluar sisteme moderne të ngrohjes qendrore me bazë drurin, bën të ditur ai. Kështu, janë krijuar mundësitë që rreth dyqind nxënës të dy fshatrave të ndjekin mësimet në kushte të ngrohjes së këndshme.
«Rreth 11 mijë franga», është përgjigja që Knecht i jep pyetjes se sa ka kushtuar e gjithë kjo. «Kjo është bërë e mundur vetëm falë faktit se unë mund të llogarisja në donatorë besnikë, të cilët e mbështesin fuqishëm financiarisht veprimtarinë time». Duke thënë këtë, Knecht nuk dëshiron të identfikohet si një «samaritan zemërmirë». “Instalimi i ngrohjes në dy shkollat mund të jetë investimi i fundit i madh që unë jam ende në gjendje ta realizoj», thotë ai.
Kapitalin e nevojshëm për ndihmën e drejtpërdrejtë, Knecht e ka siguruar nga burime të ndryshme. Përveç nga burimet private, të gjitha fitimet nga shitja e biografisë së tij «Landjäger Nr.701 – Rrëfime nga jeta e një polici kantonal» kanë shkuar drejtpërdrejtë në projektet e tij në Kosovë. Kësaj i shtohen edhe donacionet nga privatët. Ndërsa edhe honoraret nga ligjëratat lidhur me librin janë derdhur në investimet e tij në Kosovë.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026













