Këngëtar/e

Elhaida Dani
KëngëtareKëngëtarja shkodrane Elhaida Dani është fituese e garës „The Voice of Italy“. Me falë zërin e saj të bukur dhe interpretimin bindës ka bërë për vete publikun dhe jurinë. Në mbrëmjen finale Elhaida ka interpretuar hitin „Margherita“ së bashku me mentorin e saj, këngëtarin e njohur Riccardo Cocciante.
Votimi përmes sms-ëve ka nxjerrë fituese shqiptaren 20 vjeçe. Mbrëmja finale e spektaklit “The Voice of Italy”, është transmetuar sonte në televizionin italian “Rai 2″.
Për publikun shqiptar Elhaida Dani është e njohur si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës. Ajo ka qenë fituese e “Top Fest 2012” në Top Channel, me këngën “S’je më”.
https://www.youtube.com/watch?v=a-mj8uQjmGA
31.05.2013
Biografi e shkurt
- Emri, Mbiemri Elhaida Dani
- Prejardhja:Shkodër-Shqipëri
- Profesioni:Këngëtare
- Kontakti www.facebook.com/elhaidadani93