Gesundheit

Halil Krasniqi
KirurgKlinika e kirurgjisë vaskulare në spitalin St. Johanes-Hospital ka zgjedhur një drejtues të ri. Fjala është për Dr.Dr. Halil Krasniqin, i cili është emëruar shef i ri i kësaj klinike. Mjeku shqiptar nga Kosova nuk është emër i panjohur për regjionin ku jeton, qyteti Varel i regjionit Friesland, Gjermania Veriore.
Deri në këtë emërim ai ka qenë po ashtu shef mjekësor në klinikën e kardiologjisë vaskulare në St.Willehad-Hospital në Wilhelmshaven, shkuan nwzonline.de. Drejtuesit e spitalit St. Johannes e kanë përshëndetur shefin e ri të klinikës. Ndërsa vetë Krasniqi me këtë rast ka thënë: “që nga dita e parë e punës në këtë spital kam pasur rastin të bindem se këtu pacienti shihet si njeri dhe se respektohen pikëpamjet e tij individuale mbi botën”.
Ndërsa nga spitali ku ai është zgjedhur shef, bëhet e ditur se që nga ditët e para ka udhëhequr operacione të komplikuara kardiovaskulare.
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriHalil Krasniqi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Wilhelmshaven-Gjermani
- Profesioni:Kirurg