Lajme
Aargau, Zvicër: Arrestohet mjeku që mohonte ekzistimin e koronavirusit
Ndër të tjera, 58-vjeçari kishte shkruar në një twitter se virusi korona as që ekzistonte. Ai e përshkruan virologun e mirënjohur gjerman Christian Drosten si një klloun
Në Wettingen, në mbrëmjen e të shtunës një njësit special i Policisë Kantonale të Aargaut ka arrestuar një mjek, njoftojnë mediat zvicerane. Sipas një deklarate të policisë, të publikuar të dielën, 58-vjeçari zviceran nga rrethi i Badenit kishte ushtruar kërcënime kundër anëtarëve të familjes dhe autoriteteve,transmeton albinfo.ch. Ai u dërgua në një klinikë psikiatrike.
Siç raporton Tele M1, ai kishte postuar një thirrje për ndihmë në mediat sociale: “Para ordinancës sime është një komando nga Policia Kantonale e Aargau-t. Do të më arrestojnë. Ndihmë!”
Sipas Gregor Ziltener, i cili e njeh mjekun dhe i ka siguruar informacione televizionit në fjalë, “mjeku është një person i drejtë dhe shumë i përkushtuar, përcjell albinfo.ch. Por kohët e fundit, ai kishte konstatuar se 58-vjeçari po bënte deklarata konfuze në lidhje me virusin korona.
Ndër të tjera, 58-vjeçari kishte shkruar në një twitter se virusi korona as që ekzistonte. Ai e përshkruan virologun e mirënjohur gjerman Christian Drosten si një klloun.
Por mbetet e paqartë përse ai kishte kërcënuar. Procedimet penale janë duke vazhduar. Meqenëse ekzistonte dyshimi se njeriu i dyshuar si person me probleme mendore mund të ishte i armatosur, policia kishte marrë masa të posaçme sigurie përreth ndërtesës. Ajo gjithashtu kishte mbyllur përkohësisht rrugën pranë ndërtesës dhe stacionin e trenit aty pranë.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









