Lajme
Westerwelle në Podgoricë kishte telashe me shkallët e aeroplanit
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ishte pritur në Podgoricë me shkallë për raste emërgjente, e jo me tepih të kuq.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, në kuadër të turneut treditor në Ballkan ishte gjetur në siklet të madh në aeroportin e Potgoricës, kur ishte pritur nga nikoqirët malazezë me shkallë emergjente, e jo me tepih të kuq.
Pas mbërritjes në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë, piloti aksidentalisht kishte aktivizuar shkallët për raste emergjente për rrëshqitje nga Airbusi, bëjnë të ditur detajet e kësaj vizite mediet gjermane.
Kështu që Westerwelle ishte detyruar të zbriste nga aeroplani vetëm nga dera e pasme.
Një gabim i tillë i pilotit nuk ishte e mundur të korrigjohej me kohë për tërheqjen e shkallëve emergjente, kështu që të mërkurën kishte fluturuar në zëvendësim një aeroplan tjetër nga Gjermania, për të vazhduar tutje vizitën shefi i diplomacisë gjermane.
Aeroplani gjerman A319 po shfrytëzohej nga qeveria gjermane për shërbime civile që nga viti 2010.
Gjatë vizitës në Podgoricë Westerwelle me autoritetet malazeze kishte nënshkruar një marrëveshje për të ndërtuar një varrezë për ushtarët gjermanë.
Më shumë se 400 ushtarët gjermanë të vrarë në Mal të Zi gjatë Luftës së Dytë Botërore do të gjejnë atje prehjen e fundit, raportojnë mediet gjermane.
Westerwelle qëndroi të martën në Mal të Zi, të mërkurën në Kroaci dhe të enjten në Kosovë.
Me vizitën në Kosovë ministri i Jashtëm i Gjermanisë do të bëhet ministri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian që viziton vendin pas shpërthimit të trazirave në veri.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












