Portrete të firmave
“Western Union” flet shqip në Zvicër nëpërmjet “UFC”-së

Bashkim Haliti është njëri prej menaxherëve të UFC-së. Ai drejton agjencinë në Cyrih dhe është njëkohësisht edhe menaxher rajonal për zonën gjermanishtfolëse
Union of Financial Corners SA, ose shkurt UFC, është krijuar në Gjenevë në vitin 2005 dhe drejtohet prej fillimeve të saj nga drejtues shqiptarë. Kompania, njësoj si edhe SBB/CFF përfaqëson Western Unionin në Zvicër, duke ofruar shërbimet e saj nëpërmjet një rrjeti prej rreth 150 agjencive.
Sot do të flasim shqip me Bashkim Halitin, njërin prej menaxherëve të UFC-së, i cili drejton agjencinë në Hardstrasse 8, në Zurich. Z. Haliti është njëkohësisht edhe menaxheri rajonal për zonën gjermanishtfolëse.
albinfo.ch: Z.Bashkim, prej sa kohësh bashkëpunoni me UFC-në ?
B.H: Pas një eksperience të gjatë në agjenci udhëtimesh, prej 2007 jam bashkëpunëtor i UFC-së.
albinfo.ch: Agjencia juaj në Hardstrasse është e njohur prej shqiptarëve të Cyrihut. Çfarë shërbimesh ofroni?
B.H: Në agjencinë tonë ofrojmë kryesisht shërbimet e Wester Unionit për të gjitha komunitetet dhe kombësitë që përdorin këto shërbime në botë. Por sot kam kënaqësinë t’u drejtohem në shqip shqiptarëve, atyre të Kosovës, të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut, të Kosovës Lindore, të Kroacisë dhe të gjitha vendeve ku jetojnë dhe punojnë bashkëkombësit tanë!
Përveç shërbimeve të Western Union, tek ne ofrohet edhe këmbimi i parave me kurset më të mira që dikush mund të gjejë ne Cyrih, rezervimi i biletave të udhëtimeve, kreditë konsumatore dhe kohët e fundit kemi ofruar dhe shërbimin e këmbimit të kriptovalutave.
albinfo.ch: Cila është veçantia e agjencisë tuaj? Përse shqiptarët vijnë te ju?
B.H: Jemi munduar prej krijimit të kësaj agjencie t’u shërbejmë ndershmërisht dhe të këshillojmë bashkëkombësit tanë për probleme financiare të jetës në mërgim. E bëjmë këtë në gjuhën shqipe, por edhe me cilësi të lartë profesionale. Shërbimet që ofrojmë, qoftë në dërgimin apo këmbimin e të hollave, janë ndër më kompetitivet dhe të sigurtat në Zvicër.
Klientët tanë dërgojnë të holla në bazë mujore për të ndihmuar ekonomitë e familjeve të tyre. Jam shumë i lumtur që sadopak të ndihmoj bashkëkombësit për të ruajtur këtë vlerë të madhe shqiptare, solidaritetin familjar!
Do të vazhdojmë ta bëjmë pa ngurrim dhe të jemi me përkushtim pranë bashkëkombësve tanë edhe në të ardhmen.
Madje, po e shfrytëzoj mundësinë që nëpërmjet Albinfo.ch t’u bëj thirrje të gjithë afaristëve shqiptarë në Zvicër që kanë një lokal tregtar dhe që janë të interesuar për të bashkëpunuar me ne, me qëllim rritjen e të ardhurave të biznesit të tyre, të na kontaktojnë. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me ta!
“Për lexuesit e platformës mediale Albinfo.ch, UFC ka vendosur që për muajin qershor të gjitha dërgesat drejt Kosovës të jenë me komisione 0, d.m.th. që bashkëkombësit nuk do të paguajnë shërbimin për dërgesat në Western Union që bëhen prej agjencisë tonë në Hardstrasse.”
Këtu mund ta gjeni zyrën: HARDSTRASSE 8, 8003 Zürich
Gjeni pikat e tjera të UFC-së në afërsinë tuaj:
https://www.ufc.ch/de/locations
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja Tre alpinistë lokalë, një çift tetëvjeçarësh 60 vjeç dhe vëllai i gruas 62-vjeç, vdiqën të dielën...
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?