Futboll
Werderi po pret oferta për Rashicën
Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar, të cilin e pëlqen më së shumti Aston Villa në Angli.
Werder Bremeni është duke pritur oferta për Milot Rashicën.
Klubi gjerman është i vetëdijshëm se ylli kosovar dëshiron të largohet dhe po e kërkon një klub adekuat për të.
Aston Villa thuhet se është klubi më i interesuar për shërbimet e vushtrriasit, por deri tash klubi anglez nuk e ka bërë një ofertë të kënaqshme.
Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar.
Drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann, ka thënë mbrëmë se transferimi i Rashicës është ende i mundshëm në javët e fundit të afatit kalimtar.
“Nuk ka asgjë të re. Është e mundur që atë të mos e shohim duke e veshur më fanellën e Werderit”, ka thënë Baumann.
Ndërkohë, trajneri Florian Kohfeldt ka konfirmuar se futbollisti ofensiv do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Schalkes.
Rashica ishte i lënduar se kishte munguar në ndeshjen e ligës ndaj Hertha Berlinit dhe në Kupë kundër Carl Zeiss Jenas.
Ai ka nisur të stërvitë me ekipin nga e marta, ndërsa po pret lajme të reja për transferimin e tij në një klub tjetër.
Në Gjermani, Rashicën e pëlqen Leipzigu, kurse në Itali e do Napoli.
Por, me shumë gjasë, ai do t’i bashkohet klubit nga Premierliga, Aston Villa.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













