Futboll
Werder Bremen e vlerëson me 50 milionë Milot Rashicën
Milot Rashica ka shkëlqyer në fundjavën e kaluar për Werder Bremenin, pasi e ka mposhtur Wolfsburgun 3-2 në kuadër të javës së 13-të në Bundesligë.
Ylli vushtrrias shënoi dy gola në këtë ballafaqim, duke arritur që ta kthejë skuadrën e tij në rrugën e fitores pas 87 ditësh.
Te Werderi duket se asgjë nuk shkon pa Rashicën, përcjell albinfo.ch.
Në shtator, reprezentuesi i Kosovës u rikthye nga lëndimi.
Që nga atëherë, ai ka shënuar shtatë gola në nëntë paraqitje për skuadrën gjermane.
Duke parë formën e tij të lartë, shumë skuadra janë të interesuara për Rashicën.
Sipas Bild, Werderi i ka caktuar vlerën lojtarit të ‘Dardanëve.
Klubi nga Bundesliga thuhet se po kërkon 50 milionë euro nga shitja e 24-vjeçarit, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.
Bremeni ka tentuar që ta bindë Rashicën që ta vazhdojë kontratën dhe klauzola e tij të rritet edhe më shumë, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar lojtari.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











