Futboll
Wengeri i del në mbrojtje Shkodran Mustafit
Trajneri në largim i Arsenalit, Arsen Wengeri, ka thënë se ai dëshiron që mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, të ketë karrierë të gjatë me klubin londinez.
Shkodran Mustafi këtë sezon nuk ka qenë në formë ideale dhe shumë shpesh ka qenë në qendër të kritikave nga mediat për disa nga paraqitjet e tij.
“Ai ka luajtur shumë ndeshje dhe shumica e gabimeve që ai ka bërë, kanë qenë pas lojërave të Europa League, sepse, ai ishte pak i lodhur”, ka thënë francezi, përcjell albinfo.ch.
Ai ka theksuar se gabimet mund të arsyetohen pasi secili mund të bëjë gabime, kur është i lodhur dhe kur luan aq shumë lojëra. “Ai nuk ishte afër për t’u larguar, ai është një mbrojtës i ri, i cili ka pasur ulje dhe ngritje, besoj se në përgjithësi ai ka potencial, ai është një nga djemtë që është i angazhuar dhe shkon për sfidat. Ai nuk është një njeri, i cili fshihet nga përgjegjësia, kështu që përgjithësisht ai do të jetë një mbrojtës premtues për të ardhmen dhe se përvoja do ta ndihmojë”, ka thënë Wenger.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










