Lajme
Waterbury: 14-vjeçarja shqiptare humb jetën nga një aksident
Ajo së bashku me shoqet e saj kishin vjedhur një veturë, ku pas pak orësh janë përplasur me një veturë tjetër
Policia amerikane ka zbuluar të dhëna të tjera nga aksidenti që ndodhi të premten e shkuar në Waterbury, ku humbi jetën një shqiptare. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për 14-vjeçaren A. M., me origjinë shqiptare.
Raporti i policisë tregon se shqiptarja ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur, kur u përplas me një Ford Escape.
14-vjeçarja ka dalë jashtë mjetit si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin.
Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarjeje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe doli nga spitali të premten.
Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










