Kosova
Walker propozon këtë emër për president të Kosovës, letër liderëve të partive politike
Ish-ambasadori amerikan William G. Walker u ka dërguar letra katër liderëve politikë në Kosovë, duke propozuar Faton “Tony” Bislimin si kandidat për presidentin e ardhshëm të vendit.
Letrat u janë drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, si dhe kreut të AAK-së, Ardian Gjini. Përmbajtjen e tyre e ka siguruar Kanal10.
Në letrat drejtuar liderëve politikë, Walker shpreh shqetësimin e tij lidhur me bllokimin e procesit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Sipas tij, vendit i nevojitet një figurë që ka përvojë ndërkombëtare, përgatitje profesionale dhe përkushtim ndaj Kosovës.
Walker shkruan se ka dëgjuar emrat e disa kandidatëve të mundshëm për postin e presidentit, por vlerëson se Bislimi i posedon cilësitë dhe përvojën e nevojshme për ta ushtruar këtë detyrë.
“Në opinionin tim, ndër të gjithë emrat e mundshëm, Tony i posedon të gjitha aftësitë e nevojshme dhe personalitetin për të qenë një president i suksesshëm”, shkruan Walker në letrën e siguruar nga Kanal10.
Ish-ambasadori amerikan rendit gjashtë karakteristika që, sipas tij, e bëjnë Bislimin kandidat të përshtatshëm: njohuritë për botën përtej Kosovës, formimin akademik, aftësitë gjuhësore, njohjen e thellë të historisë dhe proceseve politike të Kosovës, personalitetin, si dhe aftësinë për të qenë një kandidat konsensual.
Walker thekson në veçanti se Kosovës i nevojitet një president që përfaqëson vendin në tërësi dhe jo një parti politike apo një qëndrim të caktuar politik.
Sipas tij, Faton “Tony” Bislimi do të mund të ishte një figurë rreth së cilës partitë politike mund të arrinin konsensus për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











