Kosova
Walker lë në gjykatë dëshminë për krimet e luftës
Mësohet se sot William Walker, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, është paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Walker ka thënë se ka marrë ftesë dhe se i është përgjigjur pozitivisht asaj.
“Më është bërë kërkesë që të vij në Gjykatë dhe kur më kërkohet, unë vij”, ka thënë ai. “Supozoj se po (ka të bëjë me Masakrën e Reçakut, v.j.). Ashtu supozoj, por s’jam i sigurt. Në këtë gjë jam i përfshirë tashmë qe 26 vjet. Kështu që mezi po pres të flas”.
Seanca, ku pritet dëshmia e tij, është e mbyllur.
Walker ka ardhur në kuadër të asaj që quhet hetuesi e veçantë që bëhet në rastet kur vlerësohet se një dëshmi duhet të merret jashtë radhe shkaku i rrezikut që dëshmitari nuk do të mund të dëshmojë shkaku që llogaritet se është në moshë shumë të shtyrë.
Në sallë nuk ka të dyshuar, por vetëm avokatë të të dyshuarve në mungesë. I pranishëm është edhe prokurori special Ilir Morina, shkruan koha.
Walker ishte shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë në periudhën 1998-99. Ai pati rol kyç në ekspozimin e Masakrës së Reçakut në Shtime para gjithë botës. Më 16 janar 1999, Walker vizitoi vendin e ngjarjes ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë në një ditë. E pati cilësuar veprën krim kundër njerëzimit dhe akuzoi forcat serbe. Deklarata pati nxitur reagime të fuqishme ndërkombëtare.
Për këtë masakër deri tash janë dënuar dy serbë, por asnjëri nuk është duke vuajtur burgimin – njëri është në arrati e tjetri është dënuar në mungesë.
Walker është 89-vjeçar.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











