Lajme
VV:Diaspora është lënë pas dore
Lëvizja Vetëvendosje konsideron se vetëm me një përfaqësim politik, diaspora mund t’i realizojë të drejtat e saj
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje akuzuan qeverinë e Kosovës se nuk po angazhohet për trajtimin e duhur të mërgatës kosovare. Kjo lëvizje që përfaqëson taborin opozitar në Kuvend, konsideron se mërgata po shfrytëzohet nga qeveria vetëm për interesa të veta, por nuk po trajtohet sipas meritave. Puhie Demaku, anëtare e Kryesisë së Vetëvendosjes, tha se mërgata ka qenë katalizatori i të gjitha proceseve politike dhe vendimtare të vendit, ndërsa tash nga Qeveria në Prishtinë është lënë pas dorë harruar dhe nuk është trajtuar si duhet. Në një konferencë për media Vetëvendosje promovo i planin e saj për mërgatën. ”Mërgata e Kosovës ka një potencial shumë të madh për të qenë dhe duhet të jetë pjesë aktive e shtetëndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Punonjësit, paratë e Kosovës e madje edhe njerëzit më të arsimuar të Kosovës, profesionistët më të zotë të saj, sot ndodhen kryesisht në mërgim, prandaj Vetëvendosje angazhohet që mërgata e Kosovës të kthehet nga objekti në subjekt”, tha Demaku në një konferencë për media Kjo lëvizje, siç thuhet e çmon diasporën si pjesë vitale të popullit shqiptar dhe angazhohet që asaj t’i garantohen të gjitha të drejtat që u garantohen qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vend. “Ndër këto të drejta ëshë edhe e drejta elementare demokratike, e drejta për të votuar dhe e drejta për t’u zgjedhur”, konsideron Demaku Këto të drejta, siç thuhet më tej, Qeveria e Kosovës ia ka ofruar shqiptarëve në diasporën vetëm në kuptimin formal, ndërsa ua ka ndaluar në kuptimin praktik. “Këtë e vërteton më së miri numri i votuesve nga diaspora që morën pjesë në zgjedhjet e vitit 2010”, konsideron Demaku, duke kërkuar vende në parlament për përfaqësuesit e diasporës. Vetëm me një përfaqësim politik diaspora e Kosovës, sipas Vetëvendosjes, mund t’i realizojë të drejtat e saj dhe t’i mbrojë interesat si një pjesë e popullsisë së Kosovës me halle të veçanta. Po ashtu kjo lëvizje i ka kushtuar rëndësi të veçantë çështje ekopnimike dhe investimeve të diasporës në Kosovë. “Rreth 45 për qind e remitancave të dërguara në Kosovë nga diaspora jonë shfrytëzohen për konsumim të përditshëm, për nevojat e përditshme ushqimore dhe tjera. Vetëm 11% përdoren për investime në biznes”, konsiderojnë përfaqësuesit e Vetëvendosjes, tç cilët premtojnë kushte më të mira për investime. Sipas Vetëvendosjes, duhet të krijohet një zyrë e veçantë në Ministrinë e Tregtisë, që do të merret vetëm me mërgimtarët, që dëshirojnë të investojnë në Kosovë për t’i udhëzuar ata dhe për t’i ndihmuar me lehtësime për nisjen e biznesit. “Po ashtu persona të veçantë do të angazhohen në ambasadat e Kosovës që do të jenë në lidhje të drejtpërdrejt me Ministrinë e Tregtisë për t’iu ofruar informata, udhëzime dhe ndihmë konkrete mërgimtarëve tanë në vendet e tyre të qëndrimit, për mundësitë e investimit në Kosovë dhe lehtësimit të regjistrimit të bizneseve nga vendi i qëndrimit të tyre”, konsideron Demaku. Ndërsa Faton Topallit përfaqësues i Vetëvendosjes i cili ka qëndruar disa vite në mërgim dhe është kthyer në vendlindje, tha se Qeveria e Kosovës e ka reduktuar rolin dhe angazhimin e saj për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duke e trajtuar problemin e mërgatës si një çështje kulturore. “Kjo qasje politike, që trajton 30 % të shtetasve të Kosovës si arbëreshët e Italisë, shqiptarët e Turqisë apo çamët e Greqisë, flet për një politikë që është larg realitetit me të cilin ballafaqohen mërgimtarët tanë”, konsideron Topalli. Shteti i Kosovës, sipas tij, e ka për obligim t’i mbështesë qytetarët e Kosovës dhe t’i mbrojë të drejtat e tyre kudo që ata jetojnë. Kjo mbrojtje, siç tha ai, mund të vije vetëm përmes marrëdhënieve bilaterale, të cilat rregullojnë raportet mes dy vendeve për çështjet e emigracionit. “Lëvizja Vetëvendosje angazhohet që në marrëdhëniet bilaterale me shtetet në të cilat ka koncentrim të migracionit nga Kosova, të forcojë pozitën e qytetarëve të Kosovës në këto vende dhe t’i mbrojë interesat e tyre”, tha Topalli.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









