Kosova
VV-ja reagon për dënimin ndaj grupit të Kumanovës

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e vetmja që ka reaguar nga Kosova në lidhje me dënimin me 746 vjet burg për pjesëtarët e të ashtuquajturit grupit “Kumanova”.
Vetëvendosja vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit ndaj këtij grupi e ka cilësuar si të motivuar politkisht.
Përmes një reagimi, Vetëvendosje ka kërkuar urgjentisht nisjen e një hetimi ndërkombëtarë për rastin “Kumanova”, ku shumica e të dënuarve janë nga Kosova.
Postimi i plotë i reagimit të Vetëvendosjes
Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit kundër “Grupi i Kumanovës” si të motivuar politikisht dhe si trajtim jonjerëzor e degradues në kundërshtim me konventat për të drejtat e njeriut.
E kaluara në Maqedoni ka dëshmuar se shumë raste dhe procese gjyqësore kundër shqiptarëve kanë rezultuar si procese të montuara nga autoritetet shtetërore, duke i diskredituar pushtetet e hetuesisë dhe gjyqësisë. Deri më tani, Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë nuk ka marrë përgjegjësitë e saj për të ndërmarrë masa kundër atyre që kanë montuar këto raste. Në vend të kësaj, në territorin nën sovranitetin e qeverisjes së saj, po vazhdojnë të ndodhin raste dhe procese të diskredituara për nga profesionalizmi, pavarësia politike dhe paanshmëria e pushteteve policore dhe gjyqësore.
Të panjohurat e ngjarjes së Lagjes së Trimave, trajtimi i të burgosurve, procesi gjyqësor dhe së fundi dënimi i shtatë të akuzuarve me burg të përjetshëm dhe me gjithsej 746 vjet burg, prej të cilëve shumica janë shtetas të Republikës së Kosovës, janë referencat më të mira për ta iniciuar urgjentisht fillimin e një hetimi të pavarur ndërkombëtar lidhur me ngjarjen e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Vetëm duke e hetuar në mënyrë profesionale dhe të paanshme tërë ngjarjen do të mund të sillet drejtësia për të gjithë personat e përfshirë, në një mënyrë apo tjetër, në ngjarjen e padrejtë të Lagjes së Trimave në Kumanovë, prapavijat e të cilit proces të montuar i di vetë pushteti dhe sigurimi shtetëror maqedon.
Ftojmë gjithashtu Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë të angazhohen politikisht dhe në rrafshin diplomatik për një gjykim të drejtë dhe për respektim të të drejtave të njeriut për rastin e Lagjes së trimave në Kumanovë.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë