Kosova
VV-ja, e vendosur për pozitën e kryeparlamentarit
Lëvizja Vetëvendosje duket e vendosur se pozitën për kryeparlamentar nuk do ta ndryshoj asnjëherë
Pas postit të presidentit, pozita e kryeparlamentarit i ka thelluar ndasitë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e një marrëveshje bashkëqeverisëse.
Duket se postin e kryekuvendarit Vetëvendosja nuk ka pranuar ta dorëzojë te LDK-ja as pas ofertës së saj të së mërkurës. Madje nga kjo parti kreu i LVV-së ka kërkuar që të heqë dorë nga ky propozim dhe të kthehet në negociatat për bërjen e qeverisë, shkruan gazeta “Zëri”.
Është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë përgjigje propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje.
Oferta e së mërkurës, që ishte e njëjtë me atë të 8 janarit, dje u refuzua përmes një letre nga LVV-ja. Në këtë përgjigje Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar kërkesën e LDK-së që pozita e kryeparlamentarit, të cilën tash e mban Glauk Konjufca i LVV-së, t’i dorëzohet LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit.
Duke kërkuar nga LDK-ja që të heqë dorë nga kjo kërkesë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka theksuar se Glauk Konjufca nuk do të bëhet kurban i koalicionit LVV – LDK. Për më tepër, Kurti ka shkruar se ishte LDK-ja ajo që votoi pro zgjedhjes së tij dhe kërkesa për ta larguar atë është veprim politik jodemokratik, të cilin LVV-ja nuk e përkrah.
Mirëpo, pas pranimit të letrës, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, nuk e konsideroi atë si përgjigje zyrtare. Ai nuk e komentoi përmbajtjen e letrës, por theksoi se partia të cilën ai e udhëheq është e interesuar të arrijë marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













