Kosova
VV: Astrit Dehari është vrarë për shkak se ka qenë aktivist i Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje, pas publikimit të raportit të përpiluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Zvicrës për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se ky i fundit është vrarë për shkak se ka qenë aktivist i këtij subjekti politik.
VV kërkon që hetimet të fillojnë sa më parë, të pavarura, të drejta dhe profesionale, përcjell albinfo.ch.
“Prokuroria e ka obligim ligjor dhe njerëzor që t’i fillojë hetimet për rastin, në mënyrë që përgjegjësit e këtij krimi monstruoz, që e privoi aktivistin 26-vjeçar Astrit Deharin nga jeta, të vihen të gjithë para drejtësisë. Drejtësia nuk duhet të ndalet para fajtorëve, sado lart që mund të ndodhen ata në hierarkinë e pushtetit”.
“Po ashtu, duhen hetuar edhe ata që përkundër dhimbjes së familjes, shokëve dhe mbarë opinionit publik, u bënë mjet i dezinformimit menjëherë pas vrasjes së Astritit në burg. Cili ishte qëllimi i atyre që me çdo mjet, edhe duke gënjyer e duke i ndërruar fjalët, donin ta mbulonin krimin si vetëvrasje?”
“Lëvizja VETËVENDOSJE po ashtu kërkon që hetimet të fillojnë sa më parë, të pavarura, të drejta dhe profesionale. Qytetarët e Republikës së Kosovës, e gjithë shoqëria dhe shqiptarët kudo që ndodhen nuk janë të qetë deri sa të vihet drejtësia për Astritin”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












