Lajme
Vuçiq: Serbia do ta vazhdojë fushatën e çnjohjeve
Serbia do ta vazhdojë fushatën e saj të çnjohjeve, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për “Foreign Policy”, gjatë qëndrimit të tij në Washington.
Në këtë intervistë, kreu i Serbisë ka folur rreth raporteve Serbi-Kosovë, raporteve të Serbisë me Kinën dhe Rusinë, si dhe oreksit të shtetit të tij për blerjen e sistemeve amerikane të armatimit.
Për “Foreign Policy”, ai ka folur edhe rreth hapave që do t’i ndërmarrë Serbia, kur është në pyetje Kosova.
“Shpresojmë që ata do t’i heqin tarifat dhe kjo do të ndodhë shkaku i presionit amerikan mbi ta. Në të kundërtën, ata nuk do t’i heqin kurrë ato”, ka thënë Vuçiqi.
Ai është shprehur se nuk e di se cila do të jetë forma përfundimtare e këtij procesi.
“Mezi po e pres krijimin e lidhjeve më të mira ekonomike, e atëherë do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se nevojiten më shumë bisedime.
Me gjithë hapat e paralajmëruar nga Kurti për heqjen e tarifave, Vuçiq thotë se nuk do të përfundojë fushata serbe e çnjohjeve.
“Nuk mund të shpërblehesh, shkaku që ke vënë tarifa mbi Serbinë. Duhet të kthehemi te të njëjtat pozicione që i kemi pasur, para se ata t’i vinin ato tarifa”, ka thënë ai.
“E kuptoj domosdoshmërinë për dialog të njëmendtë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë të cilën nuk e kam të lehtë ta them, pasi që nëse pyesni shumicën e serbëve, ata do ta preferonin një ‘konflikt të ngrirë’ karshi një zgjidhjeje të vetme. E unë nuk i përkas asaj shumice”, ka thënë ai.
Vuçiqi për “Foreign Policy” ka thënë se duhet vazhduar dialogun, duke ndërmarrë përpjekje të domosdoshme për gjetjen e një kompromisi të mundshëm.
“Sërish, nuk e di se si mund të duket ajo, por duhet të bëhet në një mënyrë që do të ishte disfatë për të dyja palët, në mënyrë që të jetë fitore e vogël për të dyja palët”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










