Kosova
Vuçiq: Nga e marta nisin negociatat për zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse serbët do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës. Ai ka thënë se nga e marta do të nisin diskutimet për zgjedhjet e reja, përcjell albinfo.ch.
Vuçiq nuk ka dhënë detaje se me kë do t’i zhvillojë këto diskutime.
“Nuk e di, më lejoni të negocioj, të flas. Unë do të flas vetëm nga e marta”, ka deklaruar Vuçiq në mediat serbe.
“Nuk kam zgjidhje për momentin, nuk kam shkop magjik, duhet të mendoj për ditë të tëra, duhet të mas gjithçka… Duhet të flas ditët në vijim dhe të shohim se çfarë do të marrin serbët, çfarë sigurie kanë”, ka theksuar Vuçiq.
Ndërkohë, mediat kanë raportuar se në javën e ardhshme i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.
Vizita e tyre, sipas këtyre burimeve, do të ketë dy qëllime kryesore: Qëllimi i parë është gjetja e zgjidhjes për të dalë nga situata aktuale, e cila rrezikon të dëmtojë gjithë atë që BE-ja e konsideron si sukses në dialog. Pra, fokusi së pari do të jetë në uljen e tensioneve dhe vazhdimi i përpjekjeve në bazë të asaj që është propozuar pas takimit në Moldavi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












