Kosova
Vuçiq: SHBA dhe BE po kërkojnë diçka më shumë se njohjen e Kosovës
Sipas Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, qëllimi i SHBA-së dhe Bashkimit Evropian nuk është vetëm njohja e Kosovës por edhe parandalimin e rritjes ekonomike të Serbisë.
Vuçiq, gjatë një emisioni në njërën nga televizionet nacionale Serbë ka thënë se presioni ndaj Serbisë po rritet, sipas tij presioni nuk ka të bëjë vetëm me kërkesën që Beogradi ta njohë Kosovën, por qëllimi është që Serbia të ndalojë rritjen ekonomike, raporton agjencia e lajmeve Tanjug.
Sipas Vuçiq, presioni i SHBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë vërehet çartë në kontekstin e Kosovës, ku për këta të dy vetëm njohja e Kosovës është zgjidhje.
“Kam dëgjuar një zyrtar kinez të thotë se problemi nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por ata duan të rrëzojnë tërë Serbinë përmes Kosovës”, ka thënë Vuçiq.
Ai gjithashtu tha se raportimet e fundit se Athina do të rrisë nivelin e marrëdhënieve të saj diplomatike me Prishtinën si dhe hapja e mundshme e një zyre spanjolle në Prishtinë ishin një pjesë e presionit të madh dhe një fushatë e koordinuar karshi Serbisë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











