Kosova
Vuçiq: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën dhe pa vendosur sanksione ndaj Rusisë
Në një deklaratë për media, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian “nëse do t’i vendoste nesër sanksione Rusisë dhe ta njihte Kosovën”, raporton “Kossev”, përcjell albinfo.ch.
Ai ka qëndruar në Bruksel gjatë të martës, për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian të organizuar nga “Euronews”.
Ai gjatë takimit në Bruksel ka njoftuar se ka pasur takime me zyrtarë evropianë. Po ashtu në “Instagram” ka njoftuar se është takuar edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
“Në një bisedë të hapur, konfirmova angazhimin tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja platformë që mund të sigurojë paqe, stabilitet për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe Metohi. Ne u përqendruam në hapa konkretë, zbatimin e plotë dhe konsistent të marrëveshjeve të arritura deri më tash, ulje të tensioneve në terren dhe mbrojtje të të drejtave dhe sigurinë e popullit serb. Në veçanti theksova rëndësinë e formimit të AKS-së, në përputhje me marrëveshjet, si një element kyç i një zgjidhjeje të qëndrueshme”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










