Kosova
Vuçiq: Beteja për Asociacionin do të jetë e vështirë
Bëhet e ditur se deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë miratuar “raportin e Qeverisë për negociatat me Prishtinën” me 154 vota pro, 23 kundër dhe 9 abstenime. Të pranishëm gjatë votimit ishin 186 deputetë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në fjalimin e fundit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do të ketë diskutime të vështira dhe një “luftë të vështirë” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se ai do të ketë kompetenca të rëndësishme dhe ato “do të ngjallin besim te qytetarët”, raporton RTS.
“Unë jam gjithmonë i hapur për një bisedë, sa herë që kam një orë të lirë, pasi për mua shkon gjysmë ore, 45 minuta dhe një orë në varësi të bisedës që kam. Kudo që ka hapësirë, jam gati t’ ju pranoj, të flasim për të gjitha këto, të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, ka thënë Vuçiq.
Ai u ka thënë deputetëve se: “Duhet të përgatitemi për momente të vështira dhe se duhet të përpiqemi të kuptojmë pak më mirë njëri-tjetrin”, duke shtuar se ai pranon një pjesë të fajit për këtë.
“Qëndrimi ynë nuk është i lehtë pikërisht sepse situata në Kosovë nuk është e lehtë”, ka deklaruar Vuçiq.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












