Kosova
Vuçiq: Askush nuk po na ofron ndarjen e Kosovës
Vuçiç përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron
Presidenti serb, Aleksandar Vuqiç, deklaroi se “askush nuk i ka ofruar Beogradit asgjë në lidhje me Kosovën, se ka ofertë për ndarje të Kosovës dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar atë, nuk do të tërhiqen nga vendimi”.
Këto shtete, sipas Vuçiçit, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën. Gjatë një vizite në një qytet serb, ai u shpreh se “duhet kuptuar pesha e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer popullin”.
“Të gjithë kanë thënë se jam i gatshëm të nënshkruaj. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ishte komenti i tij.
Vuçiç përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, e tha se atë madje e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.
Deklarata e presidentit serb erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimet e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit Richard Grenell.
“Qëllimi është të bëhen bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtësisht dhe shpejt, me vështrimin të drejtuar nga e ardhmja”, thuhet në deklaratën që Ambasada amerikane në Prishtinë lëshoi pas vizitës së Grenell, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











