Kosova
Vuçiç: Bisedimet s’kanë kuptim pa Asociacionin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i sheh të pakuptimta bisedat dhe negociatat për noramlizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse Prishtina zyrtare nuk pranon Asociacionin.
Kështu ka deklaruar presidenti serb para takimit me të dërguarin e posacëm të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak, i cili ka nisur këtë të hënë vizitën zyrtare në Beograd pas qëndrimit dyditor në Prishtinë, ku ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Do ta them si i shoh gjërat dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Të mërkurën dhe të enjten do të flas sa i përket Kosovës. Por nëse dikush nuk është i gatshëm as të bisedojë, e lëre më të zbatojë Asociacionin e komunave serbe, atëherë kjo nuk ka kuptim”, theksoi ai.
Takimi i radhës mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, do të mbahet më 18 mars në Ohër.
Fokusi i bisedimeve do të jetë udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Vuçiç dhe Kurti, sipas kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borej, ranë dakord më 27 shkurt në Bruksel.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










