Kosova
Vritet roja e sigurisë nga gjuajtja me armë drejt objektit të Top Channel
Orët e para të së hënës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të objektit të medias Top Channel, ku ka mbetur i vdekur roja e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Rrethanat ende mbesin të paqarta mbi motivet dhe të dyshuarit. Deri më tani bëhet e ditur që në autostradën e Kavajës, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait”, është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve, shkruan Top Channel, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura dhe arma e përdorur është AK47.
Policia njofton se më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel dhe se është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











