Bota
Vritet një ushtar i NATO-s në Afganistan
Një ushtar i misionit të NATO-s në Afganistan është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm në provincën Herat.
Në një deklaratë, selia e NATO-s në Kabul tha se “të dhënat e para lënë të kuptohet se sulmi është kryer nga forcat e sigurisë afgane”.
Kombësia e ushtarit të vrarë nuk është publikuar menjëherë, por agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se asnjë nga ushtarët e NATO-s që kanë qenë cak i këtij sulmi nuk kanë qenë amerikanë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Në njoftimin e NATO-s nuk jepen më shumë detaje për këtë sulm.
Ky është sulmi i fundit në serinë e sulmeve që kanë kryer forcat afgane kundër trupave ndërkombëtare, me të cilët punojnë.
Më 18 tetor, një sulmues i veshur me uniformë të forcave të sigurisë afgane kishte hapur zjarr në një ngjarje në Kandahar, ku po merrte pjesë edhe komandanti amerikan i NATO-s në Afganistan, gjenerali Scott Miller.
Në këtë sulm u vranë tre persona, megjithatë gjenerali Miller nuk pësoi asnjë lëndim. Por, gjenerali tjetër amerikan, Jeffrey Smiley ishte në mesin e 13 personave që u plagosën në këtë sulm, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













